3.5 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

“Menjëherë me i lëshu komandantat”, çka thanë qytetarët në marshin masiv para fillimit të gjyqit në Hagë?

Një ditë para fillimit të gjyqit në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), mijëra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës u mblodhën në kryeqytetin Prishtinë për të kërkuar drejtësi dhe për t’i kujtuar botës se UÇK-ja luftoi për liri dhe drejtësi në Kosovë.

Ata mbajtën pankarta me shkrimin “Liria ka emër”, “Historia nuk mund të rishkruhet”, “Drejtësi, jo politikë”, duke kërkuar që procesi gjyqësor në Hagë të ndjekë ligjet dhe të jetë i paanshëm.

Kjo protestë u vlerësua si një nga organizimet më të mëdha në Kosovën e plasluftës, megjithëse nuk dihet numri i saktë i pjesëmarrësve.

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së i cili fillon më 3 prill në Gjykatën Speciale në Hagë u cilësua nga qytarët si i “padrejtë” të cilët bën thirrje që ish-krerët e UÇK-së të lirohen sa më parë.

“Menjëherë me i lëshu komandantat”, “Pa ata s’ka këtu, a po e sheh që është duke shkuar poshtë këtu krejtë”, “Sa më shpejtë me i liru”, –ishin disa nga komentet e disa qytetarëve mes turmës që po bëhej gati për të marshuar.”

“Kadri Veselin e kam vendas e kam kusheri, ka qenë prej fëmij e ka marrë këtë drejtim për çlirimin e Kosovës edhe për lirinë e popullit” – tha një tjetër qytetar për Nacionalen nga qyteti i Mitrovicës.

Pjesëmarrja masive e njerëzve në këtë marsh ka demantuar një deklaratë të kryetarjes së Gjykatës Speciale, e cila kishte deklaruar se shumica e kosovarëve i besojnë kësaj gjykate, bazuar në sondazhet e bëra më parë.

“Gjykata Speciale me na i liru sa më shpejtë krerët e luftës dhe çlirimtarët e Kosovës asgjë tjetër.” – tha një tjetër qyetarë nga Peja për Nacionalen.

“Kriminelët serbë janë dukë u shetitë të lirë nëpër Serbi e nëpër Kosovë e çlirimtarët tonë mbahen padrejtësisht nga Gjykata të monutara politikisht. Ato absolut nuk janë Gjykata për Drejtëi. Ne kërkojmë drejtësi dhe vetëm drejtësi.” – i tha Nacionales një tjetër protestues.

Gjatë marshimit, disa qytetarë kërkuan lirimin e krerëve të luftës në pritje të gjykimit, ndërsa disa prej tyre ngritën pyetjen nëse Gjykata Speciale ka pyetur dikë për masakrat që u bënë në Kosovë nga forcat serbe në luftën e Kosovës.

“A e kanë marrë në pyetje dikë për ndonjë masakër në Kosovë? A e kanë marrë në pyetje? Asnjë person se kanë marrë” – pohoi një qytetarë tjetër nga fshati Poklek i Komunës së Drenasit për Nacionalen.

Në këtë marsh u dëgjuan këngë të ndryshme patriotike derisa shiheshin shumë parulla që kërkojnë – ndër tjerash – që politika të mos përzihet në drejtësi. Aty në shumë raste po brohoritet edhe emri i ish-presidentit Thaçi dhe akronimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK./nacionale.com 

Më Shumë

Spektakli nuk ka mbaruar, zbulohet kundërshtari i ardhshëm i Tyson Furyt pas humbjes ndaj Usyk

Promotori Eddie Hearn ka zbuluar se kush mund të jetë kundërshtari i ardhshëm i Tyson Furyt pas humbjes së tij ndaj Oleksandr Usyk dhe...

Bashkimi mbyll gjysmën e parë të sezonit ndaj Pejës në Prizren, pa tifozë

Ekipi i Bashkimit do të përballet me Pejën në ndeshjen e fundit të gjysmës së parë të sezonit në ProCredit Superligë. Takimi do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit