9 C
Prizren
E shtunë, 31 Janar, 2026

Mërgimtari nga Suedia jep dhjetëra pajisje teknologjike për shkollat e Rahovecit

Gjatë orës mësimore hyri me laptopa në duar.

Në shkollën “Vëllezrit Frashëri” në Drenoc të Rahovecit, Agron Berisha u prezantua tek nxënësit.

Mision i mërgimtarit nga Suedia ishte furnizimi i kësaj shkolle me laptopë, projektorë e printerë.

Dorëzim të laptopve u bënë edhe tek Shkolla “Milaim Krasniqi” në Pastasel, e në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në Pataqan të Poshtëm.

Të gjitha këto donacione, sipas drejtuesve të shkollave, ua lehtësojnë punën mësuesve e nxënësve.

Për kontributin e tij, të kënaqur u shprehën zyrtarët nga Komuna e Rahovecit.

“Jemi shumë të kënaqur…me pajisje tona përcjellëse. Edhe këtë vit Agron Berisha ka sjell 50 laptopë…dhe pajisje tjera përcjellëse”, tha drejtori i Arsimit në Komunën e Rahovecit, Avni Morina.

Agron Berisha gjatë së premtes vazhdoi me donacione edhe në shkolla tjera të komunës së Rahovecit, ndërsa dhuroi edhe tablet për fëmijët të regjistruar si raste sociale.

.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Të shtëna me armë në Suharekë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në fshatin Gjinoc të Suharekës, nën dyshimin se janë përfshirë në një incident me armë zjarri pas...

Moti për javën e ardhshme: I ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë javës moti do të jetë i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas IHMK-së, reshjet...

Lajmet e Fundit