Meta pas takimit me Berishën: Më 15 maj shumica e bashkive do të jenë të opozitës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar takim me kryedemokratin Sali Berishë në selinë blu në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Ai theksoi se më 15 maj shumica e bashkive do të jenë të drejtuara nga opozita.

“Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive në gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës të bashkuar dhe pa asnjë diskutim e shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë opozitës”, tha ai.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Duket se zgjedhjet e 14 majit do të jenë një përsëritje e atyre të vitit të kaluar, të paktën për situatën e krijuar në PD.

Edhe pse pranuan se do të futen në zgjedhje me koalicion, demokratët e Berishës ende deklarojnë se ka vetëm një PD.

Madje ata kanë miratuar edhe rezoluta që dënojnë veprimet e Enkelejd Alibeajt dhe ish-kryetarit demokrat, Lulzim Basha.

Ky i fundit dhe pse i deklaruar si i dorëhequr ende nuk e ka zyrtarizuar atë. Pra ligjërisht ai është në krye të Partisë Demokratike derisa Gjykata ta regjistrojë dorëheqjen.

Duke lënë pas situatën e krijuar në PD, në KQZ është regjistruar Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë, e cila futet sërish në lojë.

Ajo është partia më e mundshme me të cilën Berisha mund të realizojë koalicionin.

 Albanian Post 

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit