17.3 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Milan blen përfundimisht yllin e Kroacisë

Ante Rebic është zyrtarisht një futbollist i Milanit pas huazimit një vjeçar.

Sulmuesi kroat iu bashkua Milanit si huazim një vjeçar, teksa në Frankfurt shkoi me formulën e njëjtë portugezi Andre Silva.

Të dyja skuadrat kanë pasur mundësinë e blerjes së lojtarëve ose shkëmbimit të tyre.

Gjithsesi Milan dhe Frankfurt kanë vendosur që të shkëmbejnë përfundimisht lojtarët, ku klubi gjerman është detyruar të paguajë edhe nëntë milionë euro më shumë.

Rebic ka nënshkruar tani kontratë afatgjate me Milanin deri në qershor të vitit 2025.

Rebic shkëlqeu në edicionin e tij të parë duke shënuar 12 gola në 30 paraqitje, gjë që e përfundoi edicionin si golashënuesi më i mirë i skuadrës.

Edhe Andre Silva në anën tjetër ka nënshkruar kontratë afatgjate me Frankfurtin, pasi portugezi bëri sezon të madh me klubin gjerman

Më Shumë

Ndërron jetë nëna e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare nëna e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Totaj përmes një...

Akil Gjakova përfundon i 5-ti në Kampionatin Evropian për Senior 2026

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është renditur në vendin e pestë në Kampionatin Evropian për Senior 2026, që po mbahet në Gjeorgji, pas një serie...

Lajmet e Fundit