Gjigantët e Serie A, Milan-i kanë rënë dakord për kushtet personale për nënshkrimin e mundshëm të mbrojtësit të krahut të Lille-s, Tiago Santos.
Kuqezinjtë duken të etur për të marrë një mbrojtës të ri të djathtë këtë verë dhe duket sikur Santos është një objektiv kyç.
Gazeta “La Repubblica” ka raportuar për situatën e mbrojtësit 21-vjeçar, duke thënë se Milan-i është i prirur të investojë rreth 8 milionë euro për portugezin këtë verë.
Për momentin, Lille kërkon një tarifë prej 15 milionë eurosh për asetin e tyre të ri dhe ata nuk kanë ndërmend të shkojnë nën këtë tarifë.
Ndërkohë, Santos ka zgjedhur tashmë destinacionin e tij të ardhshëm të mundshëm dhe ai dëshiron t’i bashkohet kuqezinjve. Ka një marrëveshje për kushtet personale mes dy palëve, me përfaqësuesit e 21-vjeçarit të interesuar për kalimin në “San Siro”.
Lëvizja do të shkojë në fazat vendimtare në ditët e ardhshme dhe do të përcaktojë nëse transferimi mund të realizohet apo jo.
Paulo Fonseca, ish-trajneri i Lille-s, do të jetë trajneri i ri i Milan-it dhe Santos është njohje e vjetër për të. Albanian Post
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit