-4.2 C
Prizren
E hënë, 24 Janar, 2022

Milan-i ka gati 80 milionë euro për të “blinduar” tre futbollistë

Pasi humbën Donnarumma-n dhe Calhanoglu-n me parametra zero, në afatin e fundit kalimtar veror, drejtuesit e klubit të Milan-it nuk donë që të bëjnë të njëjtin gabim përsëri.

Sipas asaj që raporton gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë janë gati për të shpenzuar rreth 80 milionë euro, për të rinovuar kontratat e tre futbollistëve që skadojnë në vitin 2024.

Bëhet fjalë për Theo Hernandez, Ismael Bennacer dhe Rafael Leao, për të cilët është përgatitur një kontratë e re me paga më të larta, krahasuar me ato që përfitojnë tani.

Të tre lojtarët kanë një pagë rreth 1.5 milionë euro në vit, por te Milan-i janë gati të dyfishojnë apo trefishojnë ato, për të kënaqur futbollistët e tyre, të cilët po luajnë një rol kyç në sukseset e skuadrës.

Kështu sipas artikullit të publikuar nga gazeta italiane, Hernandez dhe Bennacer pritet të kenë pagë prej 4 milionë euro neto në sezon, ndërsa Leao-s do t’i ngritët paga nga 1.4 milionë euro që përfiton aktualisht, në 3.5 sosh.

Pra, plani i drejtuesve kuqezi është që të rinovojnë brenda këtij sezoni kontratat me këta futbollistë, në mënyrë që të shmanget shkuarja drejt vitit të fundit dhe më keq akoma, largimi i tyre me parametra zero.

Hernandez dhe Bennacer janë duke u kërkuar nga klube të mëdha evropiane, për shkak të paraqitjeve të mira në këto dy vitet e fundit, ndërsa nuk mungojnë kërkesat edhe për Leao-n, i cili në këtë sezon po bënë mjaft mirë me fanellën kuqezi.

Derisa puna është duke shkuar mirë për futbollistët e lartcekur, e njëjta gjë nuk qëndron me Franck Kessie, i cili ka kërkesa shumë të larta për drejtuesit kuqezi.

Kessie-t i skadon kontrata në qershorin e vitit të ardhshëm dhe për të rinovuar atë, ai ka kërkuar një pagë prej 9 milionë euro në sezon, kurse atij iu ofrua një përfitim prej 6.5 milionë.

Sipas raportimeve të fundit, në rast se mesfushori 24 vjeçar nuk rinovon brenda këtij muaji, atëherë ai do të shitet në afatin kalimtar të janarit, për të mos u humbur me parametra zero në qershor.

Kujtojmë që më herët drejtuesit e Milan-it rinovuan kontratat me Alexis Saelemaekers dhe Simon Kjaer, ndërsa shumë shpejtë pritet të zgjatet bashkëpunimi edhe me trajnerin Stefano Pioli-n.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Ana e “errët” e Georgina Rodriguez, akuzat që hedh xhaxhai ndaj saj: Ronaldo ka një grua të keqe

Ishte krejtësisht e panjohur derisa në jetën e saj hyri Cristiano Ronaldo. Bukuroshja që i rrëmbeu zemrën yllit të fushës së blertë, tanimë është...

Ibrahim Rugova, prijësi i keqkuptuar

Nga Agron Gjekmarkaj Ibrahim Rugova, “kolosi i brishtë” sipas përkufizimit postum të Bernard Kushner në “Le Monde”, i ka mundur gjithmonë kundërshtarët e tij pa...

Reshje të borës dhe ngrica nëpër rrugë, Policia e Kosovës ka një apel për vozitësit

Policia e Kosovës, pas reshjeve të borës u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes. Në komunikatën e...

Policia mbush arkën e shtetit me mbi 21 mijë euro, vetëm dje dënoi 618 qytetarë që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja në luftimin dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit, masa këto të cilat kanë hyrë dje në...

Masat e reja kufizuese antiCOVID, komunat fajësojnë nivelin qendror për mosbashkëpunim

Ministria e Shëndetësisë sot pritet të shqyrtojë mundësinë për ndryshimin e masave antiCOVID, kjo pasi ditëve të fundit në vend është rritur numri i...

Vodhi 200 euro, arrestohet i mituri nga Suhareka

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i moshës së mitur në Suharekë. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Lidhur me rastin me datë...

Fillon rigjykimi në rastin për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, ka filluar rigjykimi në rastin ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj, i cili...

Arrestohet një person në Vërmicë, po transportonte migrantë në mënyrë jo ligjore

Policia Kufitare e Kosovës ka vënë në pranga një person, gjatë realizimit të planit operativ “Migrimi i parregullt”. Policia ka vëzhguar një automjet në të...

Haradinaj i pikëlluar për ndarjen nga jeta të aktivistit të AAK-së, Kristë Dulaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për vdekjen e aktivistit të kësaj partie në Prizren, Krist Dulaj nga Zymi i Hasit. Haradinaj është shprehur...

Horoskopi për ditën e sotme, 23 janar 2022

Parashikimi i yjeve për ju sot. Dashi Motivoni veten për të qenë më optimistë. Kjo do të rrisë besimin dhe përshtatshmërinë tuaj. Kjo është një ditë...

Aksidentohet kamioni me 100 majmunë, zhduken disa prej tyre

Një kamion me rreth 100 majmunë është aksidentuar të premten në Pensilvani. Sipas autoriteteve, disa prej majmunëve kanë ikur. Kamioni që transportonte kafshët u përplas...

Messi do të mbetet te PSG-ja

Lionel Messi do të qëndrojë te Paris Saint-Germaini. Mediat spanjolle kanë raportuar se ylli argjentinas mund të largohet nga Parisi pasi nuk është i...

Gastronomia lejohet të punojë vetëm deri në ora 21:00

Si pasojë e rritjeve të rasteve me virusin COVID-19, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shtrëngimin e masave anti-COVID në vend. Ndër masat e...

Rukiqi: Ora policore fillon shumë herët, shkakton dëm ekonomik që tani nuk na duhet fare

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, duke folur për masat e reja anti-COVID ka thënë se ora policore po kufizon edhe punën...

Ralf Rangnick: Pogba duhet të luajë mirë me Manchester United, mund ta ndihmojë vetën për t’u transferuar diku!

Ralf Rangnick pranon se Paul Pogba mund të përdorë muajt e fundit të sezonit si trampolinë për ta ndihmuar atë të largohet nga Manchester...

Afro 1500 tiketa trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 1468 tiketa trafiku, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas raportit të Policisë gjatë kësaj periudhe janë...

Lajmet e Fundit