3.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Milja e fundit”, filmi që jep portretin intim të Mandelës

NelsonMandelaFilmi “Milja e fundit” kap një moment reflektimi të Nelson Mandelës, pas lirimit të tij nga burgu, duke përshkruar kështu shpresën e pritjes së një presidenti. Nga filmat e shumtë të realizuar në lidhje më jetën e Nelson Mandelës, asnjë nuk i afrohet më shumë të vërtetës së heroit që luftoi aparteidin, siç i afrohet filmi “Milja e fundit” (The Last Mile), dokumentarit që paraqet liderin e ANC në udhëtimin e tij të parë rreth Afrikës Perëndimore, pas lirimit të tij nga burgu në vitin 1990.

Kjo i dha akses regjisores Jennifer Pogrund për të kapur Mandelën edhe në aspekte personale, meqë babai i saj e kishte njohur Mandelën edhe para se ai të burgosej, duke nxjerrë kështu edhe pamje reflektuese, që nuk janë parë nga publiku.

Filmi herë- herë pasqyron humorin gati mistik të një njeriu që doli nga bugu si një ndërmjetës, filozof dhe president në pritje. Gjatë gjithë javës së udhëtimit të tyre të parë nëpërmjet Ganës, Bregut të Fildishtë dhe Senegalit, Mandela reflekton në çdo gjë nga fëmijëria e tij në shpresat e tij për dhënien fund të sundimit të bardhë në Afrikën e Jugut. Titulli i filmit pasqyron bindjen e tij, vendimi i tij ishte vetëm ky. Tre vjet pas udhëtimit, në vitin 1994, Mandela u zgjodh president.

Filmi ofron një prapaskenë me pamje interesante të Mandelës, njeriut që botërisht u bë symbol i paqes, duke folur edhe për rininë e tij, por gjithashtu flet edhe për diskutimin e tij rreth problemeve të Afrikës: trashëgimia e kolonializmit, shtetet njëpartiake, të drejtat e njeriut, çështjet ekonomike dhe shkëputjen nga sundimi i autoritar në demokraci shumëpartiake.

Gjatë këtij dokumentari Mandela flet edhe për presidentin e Bregut të Fildishtë , Felix Houphouet-Boigny, i cili kishte mbajtur pushtetin absolut për më shumë se 30 vjet dhe mbeti në një pozitë miqësore me qeverinë e bardhë të Afrikës së Jugut, derisa për këtë arsye ishte vetë në burg. Të dy janë të ulur krah për krah rehat në ulëset presidenciala kur Mandela e pyet atë: “ Dhe si jeni zoti President ?”

Një nga momentet më prekëse të filmit është një vizitë në një burg të ishullin Goree në Senegal, nga ku nga miliona njerëz janë dërguar përtej Atlantikut. Mandela është diplomati dhe një ndër figurat botëtore më të respektuara, por edhe i konsumuar.

Më Shumë

Diskutohet Plani Zhvillimor i Prizrenit

Të martën, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Prizrenit, u organizua një takim publik me qytetarët, gjatë të cilit u prezantua vlerësimi i...

“Perlë e Ballkanit”, lexuesi shkruan për Prizrenin në The Guardian

The Guardian ka publikuar një artikull për “zbulimet e preferuara të udhëtimit” gjatë vitit 2024, ku hyn edhe qyteti i Prizrenit. Aty përmendet xhamia...

Lajmet e Fundit