14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Minat ‘minuan’ kthimin e banorëve në fshatin Milaj të Hasit

Kanë kaluar 16-të vjet nga lufta e fundit në Kosovë, ndërsa fshati Milaj i Hasit në komunën e Prizrenit, jeton në heshtje të plotë. Ky fshat konsiderohet ende i rrezikshëm nga mjetet shpërthyese që la pas lufta.

Vetëm një familje jeton në Milaj edhe kjo në pamundësi ekonomike për të ikur. Frika e humbjes së anëtarëve të familjes ka bërë që në këtë fshat pas lufte të mos kthehet asnjë banorë.

Gani Osmanollaj banor i Hasit thotë se ky rajon ende është i rrezikuar nga minat.

“Hasi nuk është pastruar nga minat edhe pse kanë kaluar 16-të vjet nga pas lufta”, thotë Osmanollaj

Sejdi Krasniqi, komandant i Kompanisë së Deminimit të FSK-së, ndërkaq në një prononcim për rtk ka thënë se për shkak të numrit të madh të mjeteve shpërthyese që u derdhën mbi territorin tonë, Kosova nuk mund të quhet e sigurt edhe për një dekadë tjetër.

Struktura e Kompanisë së Deminimit në Prizren, përbëhet nga 126 oficerë të trajnuar , si togu i deminimit për pastrimin e fushbetejave, tugu i EOD-it që është në dispozicion të qytetarëve çdo ditë 24 orë dhe togu i ndihmës së shpejtë .

“Që nga viti 1999-të nga minat u plagosën 458 banorë, sidomos ato të zonave kufitare, ndërsa humbën jetën 116-të të tjerë, shifër kjo që e bën të domosdoshme sensibilizimin e opinionit për kujdes të shtuar”, thotë Krasniqi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vajzat U18 të Bashkimit fituese të Kupës

Vajzat e grupmoshës U18 të Bashkimit janë shpallur fituese të Kupës, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me një trofe të merituar. Në ndeshjen finale,...

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Lajmet e Fundit