21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Miqtë i luten dashnores së Putinit, Alina Kabaeva, që ta bindë atë t’i japë fund luftës

Miqtë e të dashurës së përfolur të presidentit rus, Vladimir Putinit – Alina Kabaeva, po e lusin atë që të shkojë në Moskë për ta bindur atë që t’i japë fund luftës – ndërsa ajo përballet me dëbimin nga Zvicra.

Vladimir Putin dhe Alina Kabaeva.

“Mikeshat e Alinës po i luten që të fluturojë drejt Putinit dhe ta bindë atë të përfundojë luftën. Ai nuk duket se po dëgjon ndokënd, por ndoshta ai mund ta dëgjojë atë”, tha një burim për Page Six.

“Putini është i rrethuar nga unaza sigurie. Alina thotë se nuk e di nëse mund të arrijë tek ai – dhe edhe nëse e bën, ajo nuk e di nëse do të jetë në gjendje të dalë përsëri për të qenë me fëmijët e tyre”, ka shtuar burimi.

Kabaeva, një gjimnaste fituese e medaljes së artë olimpike, thuhet se ka katër fëmijë – dy djem të rinj dhe vajza binjake – me Putinin, 69 vjeç, megjithëse të dy nuk e konfirmuan kurrë zyrtarisht.

Alina Kabaeva.

Fëmijët dyshohet se kanë lindur në Zvicër dhe të gjithë kanë pasaporta zvicerane, sipas një burimi, i cili shton se Kabaeva, 38 vjeçe, besohet të ketë pasaporta me një numër emrash dhe kombësish të ndryshme.

Tutje, u tha se Kabaeva dhe fëmijët janë fshehur në një shtëpi luksoze private në pronësi të një personi besnik të Putinit, rezidencë kjo e cila gjendet pranë kufirit francez.

Ndërsa qeveria zvicerane dyshohet se nuk ka informacion të fortë nëse Kabaeva dhe fëmijët e saj me Putinin po strehohen në vend, burimi shtoi se – “Alina mund të udhëtojë me një sërë emrash dhe pasaportash të ndryshme. Ajo fluturon me avionë privatë dhe nuk do të rrezikonte të udhëtonte me emrin e saj”.

Ndërkohë, më shumë se 50 mijë njerëz kanë kërkuar që Kabaeva dhe fëmijët e tyre të dëbohen nga Zvicra pas të veprimeve të Putinit.

Qytetarët e Ukrainës, Rusisë dhe Bjellorusisë i kanë bërë thirrje Konfederatës Zvicerane me një peticion të titulluar “Lidhni Eva Braun me Führer-in e saj” – duke e krahasuar Kabaeva me të dashurën e vjetër të Hitlerit.

Alina Kabaeva.

“Ajo është gruaja e preferuar e diktatorit deluzional dhe kriminelit të luftës, i cili ka sulmuar pabesisht Ukrainën gjatë javëve të fundit”, thuhet në peticion.

“Për herë të parë në historinë moderne, vendi juaj shkeli neutralitetin e tij, të cilin nuk e bëri as përballë Gjermanisë naziste në shekullin e 20-të, dhe iu bashkua sanksioneve kundër Putinit dhe rrethinave të tij. Dhe tani zonja e tij e preferuar me fëmijët e saj fshihet brenda kufijve të shtetit tuaj”, u tha tutje në peticion.

Vendimi i Zvicrës për të mos qëndruar neutral dhe për të marrë një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë befasoi shumë në komunitetin ndërkombëtar.

Këshilli Federal i Zvicrës njoftoi më 28 shkurt se kishte ngrirë asetet e një liste individësh dhe kompanish ruse të profilit të lartë.

Alina Kabaeva dhe Vladimir Putin.

“Duam t’ju kujtojmë se Alina Kabaeva nuk është vetëm një grua që u njoll me një lidhje me diktatorin rus, por edhe një kriminele kundër njerëzimit. Në veçanti, ajo ishte ndër nismëtaret e projektligjit, i cili në Rusi u quajt ‘ligji i të poshtërve’ ose ‘ligji i Dima Yakovlev’”, thuhet më tej në përshkrimin në peticion.

“Kjo lëvizje e turpshme privoi mijëra jetimë rusë nga mundësia për t’u birësuar jashtë vendit. Rrjedhimisht, shumë aplikime të hapura në atë kohë për birësimin e fëmijëve të sëmurë rëndë u anuluan dhe aplikantët për kujdes mjekësor të kualifikuar thjesht vdiqën”, u tha në peticion.

Kabaeva është një nga atletet më të dekoruara në historinë e gjimnastikës ritmike, me dy medalje olimpike, 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe 21 medalje të Kampionatit Evropian.

Alina Kabaeva.

Edhe në këtë sferë presioni ndërkombëtar po rritet për t’i hequr asaj medaljet.

Kabaeva – e cila dikur u emërua “gruaja më fleksibile e Rusisë” – vazhdoi të bëhej një deputete pro-Kremlinit për tetë vjet.

Në vitin 2014 ajo u emërua në bordin e Grupit Kombëtar të Medias në pronësi shtetërore – me një pagë të raportuar prej 10.5 milionë dollarësh në vit.

Por ndryshe nga rusët e tjerë në rrethin e brendshëm të Putinit, Kabaeva nuk është sanksionuar.

Vladimir Putin dhe Alina Kabaeva.

“Ju lutemi ta konsideroni përjashtimin e saj nga Zvicra veçanërisht në sfondin e sanksioneve të vendosura ndaj saj si një drejtuese e lartë e medias propagandistike ruse”, ishte kërkesa që paraqitej në peticion.

Është raportuar gjithashtu se Putin ka fshehur gjithashtu gruan e tij të parë, ish stjuardesën, Lyudmila Shkrebneva, dhe dy vajzat e tyre në një “qytet të nëndheshëm” në Siberi.

“Bunkeri i teknologjisë së lartë ndodhet në malet Altai dhe është projektuar për mbrojtje nga një luftë bërthamore”, sipas shkencëtarit politik Valery Solovey.

Vëzhguesit kanë parë pika ajrimi në terrenin që rrethon strehën malore dhe një linjë të tensionit të lartë të lidhur me një nënstacion 110 kilovolt, mjaftueshëm për të furnizuar me energji një qytet të vogël.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kosova mposht Armeninë

 Franco Foda ka debutuar me fitore në krye të bankinës së Kombëtares së Kosovës. Dardanët mundën në udhëtim Armeninë, me rezultat 0-1, të enjten në...

Bruce Springsteen bashkohet në skenë me Zach Bryan dhe Maggie Rogers (Video)

Legjenda e folk-rokut, Bruce Springsteen, iu është bashkuar dy yjeve të reja të muzikës, Zach Bryan dhe Maggie Rogers. Bosi gjeti kohë për t’u shkëputur...

Lajmet e Fundit