11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Vetëvendosje në Prizren kritikon Totajn: Premtimet në fushatë dolën se kanë qenë gënjeshtra

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka kritikuar 100 ditshin e punës së kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj.

Shefi i kuvendarëve të VV-së, Karanfil Haxhillari, tha se zotimet e Totajt gjatë fushatës zgjedhore, kanë qenë gënjeshtra.

“Sot i kemi mbi 100 ditë të qeverisjes së Kryetarit Totaj por, nga këto 50 vendimet e zotuara përveç pikës 9 e cila thotë “Formimin e ekipit të punës për funksionalizimin e Zonës Ekonomike” Për të cilën siç jeni në dijeni ne e kem pasur edhe një seancë të jashtëzakonshme sepse ka shumë paqartësi, konflikt interesi dhe mospërputhje me ligjin, nuk e ka përmbushur as edhe një zotim tjetër”, tha Haxhillari.

“Thjesht zotimet e tij kanë qenë gënjeshtra dhe mashtrim në fushatë zgjedhore! Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi potencuar që do të përkrahim çdo projekt që është në të mirën e qytetarëve dhe nuk do të jemi bllokues, por në këto 100 ditë nuk ka filluar asnjë”.

“Do të kishim dashur që t’i analizojmë punët që i ka bërë ose ndonjë projekt konkret, por nuk ka sesi të bëhet sepse asnjë nuk ka filluar dhe as edhe një lëvizje nuk është bërë”.

“ Pritshmëritë e qytetarëve të cilët kanë rënë pre e këtyre premtimeve janë zbehur, dhe zotohemi si opozitë, paaftësitë e kryetarit do ti zbulojmë në shesh dhe do ti dekonspirojmë çdo ditë e më shumë. Nëse secili nga ju hyni në faqen e Komunës, tek vendimet e kryetarit, nuk do e shihni asnjërin nga këto vendime që i kishte proklamuar”.

Ndërsa kuvendari Faruk Tahiri theksoi se Totaj me vendimin e fundit ka shqetësuar bizneset.

”Edhe pse nga vendimet e cekura më lartë nuk ka realizuar pothuajse as një, ai vazhdon të shqetësoj komunitetin e biznesit me vendimin e marr së fundmi për kufizimin e kohës se furnizimit të bizneseve që operojnë në qendrën historike. Pa ndonjë konsultim paraprak me komunitetin e biznesit që operon në këtë qendër dhe pa ndonjë analizë, kryetari merr vendim për këtë kufizim me arsyetimin se në të gjithë botën ku ka qendra historike ky është orari i furnizimit të bizneseve”.

“Këta shkojnë edhe me larg duke thënë se janë duke përgatitur një rregullore ku do të përcaktohet lëvizja e qenve endacak, si dhe lëmosh kërkuesit do të kenë vendin e përcaktuar të qëndrimit me këtë rregullore”.

“Akoma më shqetësuese është deklarata se do të caktojnë edhe lëvizjen e lëmoshë kërkuesve, pra sipas kësaj logjike kryetari nuk është i interesuar të adresojë çështjen e skamnorëve në institucionet përkatëse, por po legalizon lëmoshën. Pra, ky kryetar lëmoshë kërkuesin e konsideron biznes si dhe do te bëjë të pamundurën për ta përcaktuar me rregullore vendqëndrimin e tij në qendrën historike”.

Kuvendari Selman Sokoli ngriti shqetësimin për prerjen e drunjve në Parkun e Qytetit të Prizrenit.

”Kjo qeverisje kishte premtuar parking nëntokësor në këtë park, dhe me dijeninë tonë ata po bëjnë një studim fleksibiliteti për mundësinë e ndërtimit të një parkingu të tillë. Kjo është shqetësuese për ne, sportistë që e përdorin atë park, qytetarët, të cilët e kalojnë aty kohën e lirë, ambientalistët, por edhe studentët e UPZ-së, të cilët e frekuentojnë në masë të madhe atë hapësirë”, tha Sokoli.

“Duhet të kemi parasysh që në mesin e 50 vendimeve të para të kryetarit aktual, brenda 100 ditësh të tij në qeverisje, ishte paraparë edhe lansimi i projektit “Prizreni i Gjelbër” me fillimin e procedurave për blerjen e 10 mijë drunjve ë rinj, por po ndodhë e kundërta, po priten edhe pak drunj që janë në qytet.

Konferencën e mbylli kuvendarja Dafina Alishani e cila potencoi:

“Vetëm 2 premtime të realizuara nga gjithsej 50 sa ishin paraparë të realizohen brenda 100 ditshin, paraqesin vetëm 4% realizim të premtimeve. Pra, nëse menaxheri vazhdon me këtë ritëm të performancës atëherë pas një viti në versionin më të mirë, do të kemi vetëm 14.6% realizim të premtimeve. Kaq për këtë menaxher të shquar të performancës. Dita e mirë shihet në mëngjes, pra kjo është një pasqyre e mirë për atë se çfarë na pret për 4 vitet e ardhshme”.

Në fund të konferencës kuvendarët i dërguan panot tek hyrja e Kuvendit Komunal si aksion simbolik për mos mbajtjen dhe mos realizimin e premtimeve të dhëna nga kryetari Totaj.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Ylli fiton duelin e parë gjysmëfinal në ‘Karagaçi’

Golden Eagle Ylli ka fituar duelin e parë gjysmëfinal, duke mundur Pejën si mysafir me rezultat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30). Kampionët kishin epërsi deri...

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit