31.8 C
Prizren
E martë, 28 Qershor, 2022

“Miriami shtatzënë, vëllai në koma, mami me sëmundje…”, Albani tregon tre momentet më të vështira të jetës

Alban Skënderaj ka rrëfyer si rrallëherë disa nga momentet më të vështira të jetës së tij, jashtë kornizës ku ne e shohim si një artist të suksesshëm.

Në një intervistë ndryshe në “A Live Night”, Alban Skënderaj tha se momenti kur mori vesh se nëna e tij vuante nga një sëmundje të pashërueshme ishte momenti më i vështirë i jetës së tij.

Në të njëjtën kohë, ai mori vesh edhe se Miriami ishte shtatzënë por nuk mbaron me kaq. Pas një muaji vëllai i vogël i Albanit, pësoi aksident të rëndë, për pasojë qëndroi tre javë në koma.

Albani rrëfen se i përballoi në të njëjtën kohë këto tre ngjarje me dy emocione të kundërta dhe për të ishte shumë e vështirë.

“Momenti më i vështirë është patjetër kur mora vesh që mami ishte sëmurë nga sëmundje e pashërueshme. Mora vesh që Miriami ishte shtatzënë, priste një fëmijë gjëja më e bukur e jetës time, pas dy muajsh mora vesh sëmundjen e mamit, drama më e madhe e jetës time. Të gjithë përballemi me drama në jetë, herët apo vonë. Pas një muaji, vëllai im i vogël që unë jam shumë i lidhur pëson një aksident shumë të rëndë, dy-tre javë në koma. Miriami sihte gati për të lindur, mami nuk ishte mirë po trajtohej dhe vëllai në koma. Gjithçka mund të na sjellë kjo jetë dhe duhet të jemi gati, por ai ishte moment i jashtëzakonshëm. Dy emocione aq të kundërta. Miriami në muajin e 8, vëllai në shtrat, mami në gjendje shumë të rënde dhe unë po i ndiqja që të tre. Mbaj mend që ka qenë shumë e vështirë”, tregoi Albani në “A live Night”.

Më Shumë

Quni shprehet xheloz ndaj kolegëve të tij, shkakton të qeshura në kuvend

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka shkaktuar të qeshura në kuvend pasi u shpreh se po i xhelozon kolegët e tij deputetë të cilët...

Ukraina merr statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, Zelensky: Është një moment historik

  Ukrainës dhe Moldavisë u është pranuar statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Lidhur me këtë ka reaguar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili...

Haxhiu: Procesi i Vettingut s’ka të bëjë me emra të përveçëm, pres takim me liderët opozitarë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ka qenë rrugë e vështirë deri në finalizimin e koncept-dokumentit për Vettingun. Ajo ka thënë se ...

Zyrtare/ Veliu firmos me skuadrën turke

Tashmë edhe zyrtarisht, futbollisti kosovar, Valmir Veliu, ka nënshkruar me skuadrën turke, Gaziantep. Kështu 22 vjeçari ka bërë një hap të madh në karrierën e...

Unë jam një kërkues kokëfortë i parajsës së humbur

Profesor i nderuar, po e realizojmë këtë intervistë dhe po e fillojmë me pyetjen më të zakonshme, në të cilën duhet të na përgjigjeni...

Vdes poeti Xhevdet Bajraj

Sot ka vdekur poeti i njohur kosovar, Xhevdet Bajraj, shkruan KultPlus. Ndërkaq, lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadil Bajraj nëpërmjet një...

Vdes nga një aksident i tmerrshëm gruaja shqiptare 35-vjeçe në Itali

Mesdita e djeshme ishte e kobshme për Matilda Hidrin, gruan 35-vjeçe shqiptare që jeton në Itali. Gjersa po kthehej në Genova, në autostraden Milano -...

Komplikohet transferimi i Dybalas te Interi

Siç raportohet nga “Sport Mediaset”, rruga që do ta çonte Dybalan drejt Interit duket se po komplikohet dita ditës. Ekziston një kufi rreziku edhe...

Suharekasit i hyjnë hajnat në shtëpi, i vjedhin stoli ari e para të gatshme

Një vjedhje ka ndodhur të enjten, në rrugën “Maksut Kuqi”, në Suharekë. Siç njofton Policia, një person ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë...

Narqize Arënliu- Hoxhaj merr detyrën e drejtoreshës së Spitalit të Prizrenit

Narqize Arënliu- Hoxhaj ka marrë sot zyrtarisht detyrën e Drejtoreshës së Spitalit të Përgjithshëm në Prizren. “Spitali i Përgjithshëm në Prizren, prej sot, udhëhiqet nga...

“Kosovës t’i hiqen vizat”, kjo është letra që Shchneeberger i ka shkruar Macron-it, por s’mori përgjigje

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, i ka shkruar një letër presidenti francez, Emmanuel Macron, duke i kërkuar që Kosovës t’i hiqen vizat,...

U tha se kërcënoi përmes telefonit kryetarin e Prizrenit – flet Zafir Berisha: Jam në Himarë nuk e di çka po ndodh

Kryetari i Nisma-s në Prizren, Zafir Berisha ka mohuar se ka kërcënuar përmes telefonit kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj. Berisha në një përgjigje me...

Nis pagesa e 100 eurove edhe për pjesën e mbetur të sektorit privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot është procesuar pagesa prej 100 eurove për 14 mijë e 42 punëtorë të...

Temperatura të larta edhe sot, njihuni me parashikimin e motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet me mot të nxehtë. Sipas IHMK-së, kjo situatë vjen si pasojë e masave...

Kurti: Xhevdet Bajraj do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar poetin Xhevdet Bajraj, i cili vdiq dje pas një sëmundje të shkurtër,...

Nis zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit Kosovë – Shqipëri

Paradite në pikëkalimin kufitar të Morinit qytetarët që shkuan për Shqipëri nuk patën kontrolle nga policia kufitare, por pasdite situata nuk ishte e njëjtë....

Lajmet e Fundit