Mirsad Çollaku zgjidhet kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren

Mirsad Çollaku është zgjedhur kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren.

Pas marrjes së besimit, ai falenderoi të gjithë delegatët e pranishëm për punën dhe angazhimin që bëjnë në zhvillimin e futbollit në rajonin e Prizrenit.

“Jemi më të fort dhe më të motivuar për të vazhduar me punë të mira së bashku,” tha Çollaku.

Ai premtoi se me mbështetjen e FFK-së do të vazhdojë të punojë edhe më shumë në të mirë të avancimit të futbollit në rajonin e Prizrenit.

Në Kuvendin Zgjedhor ishte i pranishëm edhe Presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Ai premtoi se FFK do të vazhdojë të jetë një mbështetës i madh i të gjitha Lidhjeve Rajonale të Futbollit në Kosovë me investime të mëtejshme në përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve optimale për zhvillimin e futbollit.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Drejtori i DKRS-së në Prizren, Adem Morina, me një fjalë rasti, duke i dëshiruar Kuvendit punime të mbarë dhe organeve të reja të LRF-së suksese të vazhdueshme.

Në Kuvend është zgjedhur edhe Bordi i ri i LRF-së me anëtarë të rinj të propozuar nga vetë klubet dhe shkollat e futbollit, me këtë përbërje: Sami Buqaj, Bekim Bakaj, Denis Isaja, Festim Avdyli, Zymer Telaku dhe Drilon Berisha./PP/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Lajmet e Fundit