7.3 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Mobilizim qytetar për shkarkimin e Drejtorit të Financave në Rahovec

faqjaQytetarët e Rahovecit, duke shfrytëzuar mediat elektronike, kanë filluar mobilizimin për shkarkimin e Drejtorit të Drejtorisë së Financave, Lulzim Sylejmani.

Ky mobilizim ka ardhur pas disa ofendimeve që i janë bërë qytetarëve të Rahovecit nga llogaria e tij personale në facebook. Në disa komente të tij, Sylejmani ka thënë se rahovecianët duhet t’u mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe, se ata nuk duhet të dëgjojnë muzikë të këngëtares serbe Ceca, dhe po ashtu nuk duhet të bëjnë biznes me serbët e Hoqës së Madhe.

Në anën tjetër, Drejtori i Financave, i cili në të njëjtën kohë është edhe i afërm familjar i kryetarit të komunës, Idriz Vehapi, mbrëmë në mesnatë ka tërhequr komentet e tij, duke thënë se i është keqpërdorur llogaria e facebookut. Mirëpo, siç mund të lexohet në komentimet e qytetarëve, këto arsyetime të tij janë ta pabaza.
Sipas disa qytetarëve, fakti që në komente nuk ka fjalë të pista, por veç ofendime të cilat për momentin Drejtorit mund t’i jenë dukur të drejta, tregon që komentet janë shkruar pikërisht nga ai dhe jo nga dikush tjetër. Ata thonë se po që se llogaria e tij të ketë qenë keqpërdorur nga dikush tjetër, atëherë në komente do të kishte fyerje dhe sharje edhe më banale.

Një grup të rinjsh në Rahovec tashmë kanë hapur edhe një faqe të veçantë në facebook, ku kërkohet shkarkimi i tij nga detyra./RahovecPress.com/

Më Shumë

Vdes një 43-vjeçare nga Suhareka, policia: Dyshohet se konsumoi preparate kimike

Një grua 43-vjeçare nga Suhareka ka vdekur të martën në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës...

Besim Bytyqi i bashkohet P.C Prizrenit

Proton Cable Prizreni ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në skuadër, duke angazhuar basketbollistin e ri dhe premtues Besim Bytyqi. Talent i dalluar i basketbollit...

Lajmet e Fundit