4 C
Prizren
E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Mos ma trembni buzëqeshjen

 

Skender Berisha

Unë e bardhë dita e bardhë
buzëqeshje në të kaltrin det
unë jam e tillë se dua vet
të qeshni si unë me radhë

do të qesh krejt pa rreshtur
mbi fushat e mia që i dua
e dini dhe qielli është me mua
ç’keni kështu kaq çarraveshur

unë e bardhë e te ju zymtë
kush ju ndjek kaq përdreqtë
në leqet tuaja që bini shpejt
mos ma ndyni detin kaq hirrtë

unë e bardhë dita e zbardhur
bardh dhe Sharri në majemal
mos ma trembni buzëqeshjen
te ju pastër nisi për të ardhur

/Skender Berisha/

Më Shumë

Rivitalizohet ‘Keji’ në Shatërvan

Komuna e Prizrenit ka nisur rehabilitimin dhe rivitalizimin e ‘Kejit’ në Shatërvan, një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit. Sipas njoftimit të komunës,...

Gjendet pa shenja jete një person në një lokal në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në një lokal në Prizren. Sipas raportit 24-orësh, ekipi i urgjencës ka dalë menjëherë në...

Lajmet e Fundit