3.2 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

MPMS njofton familjet për asistencë mujorë në vlerë prej 130 euro

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, sapo ka bërë një njoftim në rrjetin e tij Facebook për  familjet të cilët kanë aplikuar për asistencë mujorë në vlerë prej 130 euro.

Sipas njoftimit, ata të cilët deri me tani nuk kanë pranuar njoftim zyrtar përmes mesazheve telefonike apo kontaktimit të drejtpërdrejtë nga institucionet i nivelit qendror apo lokal, mund të paraqiten në Qendrat për Punë Sociale, të Komunës përkatëse, deri me 31 gusht 2020, për të pranuar vendimin zyrtar dhe për të shfrytëzuar mundësinë e parashtrimit të ankesës, kundër këtij vendimi.

Postimi i plotë:

Të nderuar/a,

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ( MPMS) njofton të gjithë familjet dhe qytetarët, se nga sot me datë 17 gusht 2020, në të gjitha Qendrat për Punë Sociale pranë Komunave të Republikës së Kosovës, ka filluar procesi njoftues dhe ankimor lidhur me vendimin për asistencën mujore, sipas Masës Nr.15 të Pakos Emergjente Fiskale.

Të gjitha familjet të cilët kanë aplikuar për asistencë mujorë në vlerë prej 130.00 euro, sipas Masës Nr.15 të Pakos Emergjente Fiskale dhe të cilat deri me tani nuk kanë pranuar njoftim zyrtar përmes mesazheve telefonike apo kontaktimit të drejtpërdrejtë nga institucionet i nivelit qendror apo lokal, mund të paraqiten në Qendrat për Punë Sociale, të Komunës përkatëse, deri me 31 gusht 2020, për të pranuar vendimin zyrtar dhe për të shfrytëzuar mundësinë e parashtrimit të ankesës, kundër këtij vendimi.

Çdo familje, që ka aplikuar për këtë masë do të marr vendimin së bashku me raportin e krahasimit të të gjeturave me sistemet elektronike të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) dhe krahasimin me Skemat Pensionale dhe Sociale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ju njoftojmë, se çdo deklarim jo i saktë dhe dështim i prezantimit të dokumenteve apo fakteve reale gjatë procesit të parashtrimit të ankesave në Qendrat për Punë Sociale, do të pamundësojë procedimin e ankesës më tej në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për Masën Nr.15, në kuadër të MPMS-së.

Për informacione apo sqarime shtesë lidhur me procesin ankimor mund të kontaktoni gjithashtu në këta numra të telefonit; 038-212 311 dhe 038-212 504.

Me respekt!
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në shtatë gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Fahrije Hoti për ministrin Peci: Më ka njollosur, nuk e fali pa kërkuar falje

Fahrije Hoti, sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka sqaruar pretendimet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.   Gjatë deklarimit...

Lajmet e Fundit