-1.4 C
Prizren
E diel, 12 Janar, 2025

Muharremaj: Pas zgjedhjeve do të ketë valë të re të Covid-19, shkak tubimet e partive

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se për shkak të festave të fundvitit ka pasur rritje të rastet me Coronavirus.

Madje, ai tha se janë duke bërë të pamundurën që numri të zvogëlohet. Muharremaj foli edhe për projektet që kanë paraparë gjatë këtij viti.

“Kemi më shumë raste me Coronavirus kohëve të fundit dhe jemi në zonën e kuqe, ku lëvizjet lejohen deri në ora  21:30. Nuk e kemi gjendjen të mirë ku apelojmë te qytetarët ti zbatojnë rekomandimet që vijnë nga qeveria e Kosovës. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Qendrat që i kemi nëpër fshatra janë duke punuar vazhdimisht”.

“Ato mundësi çka i kemi jemi duke bërë maksimumin dhe tubimet nuk lejohen mbi 50 persona në hapësira të mbyllura. Këtë vit fillojmë më herët me shpalljet e reja. Buxheti ka kaluar me 24 shtator përmes asamblesë komunale dhe punohet në çdo fshat. Kemi projekte të reja që kanë për të ndryshuar qytetin e Suharekës dhe fshatrat”.

Tutje, ai theksoi se mbas 14 shkurtit do të ketë një valë të re të virusit për shkak të tubimeve që janë duke u mbajtur vazhdimisht.

May be an image of 9 njerëz dhe text that says '20 Nezir ÇOÇAJ #PDK134 #Rimekëmbje 65 Kadri KRYEZIU 22 KujtG Kujtim GASHI 71 Alban BISLIMAJ 24 Enver HOXHAJ Luljeta VESELAJ GUTAJ 88 Veton FIRZI 45 Gresë BARALIU 92 Kastriot KRASNIOI'

“Mbas 14 shkurtit do të kemi një valë të re të virusit për shkak të tubimeve që janë duke u mbajtur vazhdimisht. Por sidoqoftë kjo do të ketë pasoja të rritjes së numrit në gjithë territorin e Kosovës”.

Sipas tij, AAK-ja nuk ka vija të kuqe me asnjë subjekt politik, duke shtuar se president i ardhshëm i Kosovës do të jetë kryetari i kësja partie Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Mes tjerash, Muharemaj tha se do të garojë në zgjedhjet lokale për kryetar Suharekës që do të mbahen në fund të këtij viti.

“Ne nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti politike. Oferta e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është që presidenti të jetë nga radhët e AAK-së dhe jemi përcaktuar për presidentin. Mirëpo krejt varet nga rezultati i 14 shkurtit. Presidentin e zgjedh organi më i lartë i cili është parlamenti i Kosovës. Ne pretendojmë që president do të jetë Ramush Haradinaj”.

“Çdo parti që ka konkurruar dëshira më e madhe është që të dalë në vend të parë. Ne jemi duke punuar dhe duke shpalosur programin e partisë. do të garojë në zgjedhje për kryetar të komunës. Besoj që edhe njëherë do të jem kryetar komune”.

Më Shumë

Vidhet një laptop nga një shkollë në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shkollë në komunën e Suharekës është vjedhur një laptop ditën e djeshme. Sipas policisë, rasti është duke...

Në Krushë të Vogël përurohet kompleksi memorial me emrat e 113 martirëve

Në fshatin Krushë e Vogël sot është përuruar kompleksit memorial me emrat e 113 martirëve të rënëve për liri nga ky fshat. I pranishëm në...

Tërmet në Kosovë

Lajmet e Fundit