Muharremaj: Policia e Kosovës është krenaria jonë

ë 22 vjetorin e themelimit të Policës së Kosovës, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar stacionin e policisë në komunën ku ai udhëheq.

Tutje, Muharremaj ka shkruar se Policia e Kosovës është krenaria jonë, derisa ka bërë thirrje për respektim të uniformën dhe detyrën e tyre.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës është krenaria jonë

Ata janë vëllezërit dhe motrat tona. Detyra e tyre në shërbim të sigurisë tonë është edhe një vlerë më shumë në personalitetin e tyre.

Andaj respektoni uniformën zyrtare dhe detyrën e tyre.

Shteti ka kuptim kur ligji dhe rregulli zbatohet nga të gjithë. Nuk e mohoj që secili nga ne mund të ketë gabime, por duhet që për të mirën e përgjithshme të shoqërisë, të angazhohemi secili prej nesh që ta bëjmë shtetin tonë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Policëve/e ju uroj punë të mbarë, shëndet për ta dhe familjet e tyre.

Më Shumë

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan....

Lajmet e Fundit