Muja dhe Kryeziu i shmangen debateve live

Eqrem Kryeziu dhe MujaDuket se si pjesë të strategjisë së tyre, partitë politike në Kosovë, për fitore në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, janë edhe shmangiet nga debatet e drejtpërdrejta në mes të kandidatëve.

Në një debat të organizuar nga rtk me kandidatët për kreun e qytetit të Prizrenit, Ramadan Muja i PDK-së dhe Eqrem Kryeziu i LDK-së, duket se nuk e kanë parë të rrugës që të ballafaqohen me kandidatët tjerë, pasi që nuk janë paraqitur për asnjë minutë,transmeton Tribuna.

Ndërsa ftesës së këtij debati i janë përgjigjur kandidatët e partive të tjera si Arbër Rexhaj (VV), Naser Bresa (AKR), Zafir Berisha (BD), Lulzim Kabashi (AAK+LDD), Ben Kizolli (PK), Pajtim Kosova (PD), Fadil Softa (ADK).

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit