10.3 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Muja tërë shtatorin do ta kalojë në gjykatë

Ramadan MujaKryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, gjatë tërë muajt shtator do të jetë në Gjykatën Themelore të Prizrenit.Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Mujës tha se gjykimi ndaj Ramadan Mujës, do të rifillojë nesër (e enjte), dhe do të zgjatë gjatë tërë muajt shtator.

“Po nesër do të kemi gjykim dhe do të zgjatë gjatë tërë muajt”, tha Berisha për “PrizrenPress”. Sipas tij, gjykimet gjatë këtij muaj do të mbahen çdo ditë, përjashtuar ditët e pushimit.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja bashkë me drejtorët e tij është duke u përballur me drejtësinë, pasi që Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar kërkesën për hedhjen poshtë të vendimit të Themelores në Prizren për konfirmimin e aktakuzës.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal. Gjyqtari i procedurës paraprake, Vladimir Nikula, kohë më parë ka aprovuar kërkesën e Prokurores që po udhëheq ndjekjen penale, Natasha Vikeri për konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në një lokal në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në një lokal në Prizren. Sipas raportit 24-orësh, ekipi i urgjencës ka dalë menjëherë në...

Serbia ia cakton 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se autoritetet gjyqësore të Serbisë kanë iniciuar procedurë penale ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës,...

Lajmet e Fundit