10.7 C
Prizren
E diel, 19 Tetor, 2025

Murati: Të lëvizim nga pozicionet që të mos pësojnë nxënësit

Ministri i Punës, Transfereve dhe Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media ka folur për çështjen e grevës së përgjithshme që është duke ndodhur në Kosovë që nga 25 gushti i 2022-ës.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërmarr hapa në drejtim të tri kërkesave që kanë sindikalistët, por që sipas tij për këtë çështje ka një refuzim të pakuptimtë.

“Ka një refuzim të pakuptimtë ndaj hapave që ka ndërmarr qeveria dhe insistim që nuk lëvizet nga kërkesat” – u shpreh Murati.

Ai tutje tha se qeveria ka treguar përkushtim ndaj të tria kërkesave, por që ka barrikadim në kurriz të nxënësve e mësimdhënësve.

“Të gjithë do duhej të lëvizin nga pozicionet në mënyrë që të mos pësojnë ata që iu nevojitet mësimi, humbja e orëve mësimore veçse e vështirëson situatën” – tha Ministri i Financave.

Tutje Murati ka folur edhe për listën e pagave, ai tha se do ta shohin si janë deklaruar këto lista.

Sipas tij, në varësi të paraqitjes së gjendjes faktike edhe do të veprojnë.

“Do të bëhet auditim i veçantë nëse ka pas deklarim të rrejshëm në lista të pagave” – tha Murati.

Më Shumë

Eminem pritet të bëhet sërish gjysh, vajza e tij jep lajmin e bukur

Eminem së shpejti do të bëhet gjysh për herë të dytë! Alaina Marie Scott, vajza e adoptuar e 15-herë fituesit të çmimeve Grammy, njoftoi në...

Aksione të Policisë në Prizren e qytete tjera – arrestohen 52 persona për prostitucion

Policia e Kosovës ka zhvilluar një sërë aksionesh në disa qytete të vendit, përfshirë Prizrenin, që kanë rezultuar me arrestimin e 52 personave të...

Lajmet e Fundit