Mustafa, Haradinaj e Limaj po i diskutojnë hapat e mëtutjeshëm

ramushi, limaj  mustafaKreu i LDK’së Isa Mustafa, ai i AAK’së Ramush Haradinaj dhe kreu i NISMA’s Fatmir Limaj, aktualisht janë duke darkuar në një nga restorantet e Prishtinës.

Express mëson se ata po diskutjonë për hapat e mëtutjeshëm për formimin e qeverisë.

Mësohet se tre krerët e partive, po diskutojnë edhe për ndarjen e posteve qeveritare.

Sot, partitë opozitare arritën marrëveshje për ta dërguar PDK’në në opozitë, duke u bashkuar të gjitha në mënyrë që të formojnë qeverinë e re, duke u pajtuar që kreu i AAK’së Ramush Haradinaj të ketë postin e kryeministrit, ai i LDK’së postin e kryeparlamentarit, kurse NISMA të ketë postin e zëvendëskryeministrit.

Më Shumë

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Lajmet e Fundit