15.4 C
Prizren
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Mustafa mbajti mbledhjen e parë të qeverisë

Isa mustafa  ,mbledhje qeverisKryeministri i ri, Isa Mustafa ka mbajtur sot mbledhjen e parë të qeverisë. Ai ka folur për përgjegjësitë që e presin në këtë pozitë, duke bërë me dije se është i vetëdijshëm për situatën ekonomike dhe sociale në vend.

Përkundër ndryshimit të kryeministrit, imazhi i ri i qeverisë në krahasim me atë të vjetrën, nuk ka ndryshuar edhe shumë.
Në ulëset anash, sërish shihen ministra që kanë shërbyer edhe gjatë dy qeverive të kaluara të udhëhequra nga ish-kryeministri Thaçi.
I vetmi ndryshim edhe pse i vogël vërehet në krye të tryezës, ku në mes është ulur kryeministri i ri Isa Mustafa, mirëpo menjëherë në krahun e djathtë gjendet paraardhësi i tij, Hashim Thaçi.

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Mustafa ka folur për përgjegjësitë që e presin në këtë pozitë. Ai ka thënë se është i vetëdijshëm për situatën ekonomike dhe sociale në vend.

“Kemi marr përgjegjësinë në një situatë të ndjeshme për Kosovën. Do të jemi të përkushtuar në zhvillimin ekonomik, integrimin evropian. Shprehim përkushtimin tonë që me përgjegjësi t’i kryejmë obligimet si qeveri. Do të bashkëpunojë me presidenten Jahjaga dhe me të gjithë përfaqësuesit institucional dhe politikë”, është shprehur ai.

Mustafa ka thënë se plani qeverisës do të jetë i gatshëm në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa ka bërë të ditur se në këtë plan nuk do përfshihen projekte që kanë mundësi reale për t’u zbatuar. “Në planin qeverisës duhet t’i kemi ato programe që kemi mundësi t’i realizojmë, dhe jo dëshirat që mund t’i kemi. Plani qeverisë duhet të jetë i gatshëm në janar të vitit të ardhshëm”, ka deklaruar Mustafa.
Kreu i ri i qeverisë ka folur edhe për projektligjet që duhet të procedohen me urgjencë, siç është ai i Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK) dhe i Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë.
Ai ka falënderuar zëvendësin e tij dhe kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin për bashkëpunim në koalicion qeverisës, si dhe partitë e komuniteteve pakicë. (lajmi.net)

Më Shumë

KQZ nis publikimin e rezultateve të votave me postë – në Dragash LDK merr shumicën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje njoftoi se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave që i takojnë votimit...

Bashkimi kërkon fitore ndaj debutuesve të Rahovecit, ndeshja luhet sot në Suharekë

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me javën e dytë, ku nuk mungojnë ndeshjet emocionuese për tifozët. Një nga takimet më interesante të...

Lajmet e Fundit