8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Mustafa: Shtetin nuk do ta falimentojmë

Isa Mustafa14-27Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se vlerëson të drejtën për protesta, por sipas tij, nuk është zgjidhje vrapimi pas tyre. Ai thotë se asgjë nuk ndodh rastësisht, pasi po përballet me kërkesa të shumta që në muajin e parë të ushtrimit të kësaj detyre.

Postimi i plotë i kryeministrit Mustafa në Facebook

Unë si Kryeministër e vlerësoj të drejtën për protesta, greva dhe forma të tjera të shprehjes së pakënaqësive qytetare, por zgjidhjen nuk e shoh duke vrapuar pas tyre, por duke parë shkaqet dhe duke kërkuar zgjidhjet.

E kam të qartë se nuk ndodh rastësisht asgjë, aq më pak që në muajin e parë të mandatit të ballafaqohem me kërkesa për rritje të pagave për 25%, me kërkesë për regjistrim edhe të rreth 1000 të rinjve në UP, me protesta për një deklaratë të ministrit Jabllanoviq, me një vendim të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, i cili krijonte kushte që kombinati Trepça të kaloj në likuidim nga data 2 shkurt. Ndërkaq për këtë rrezik nuk isha informuar as nga AKP, as nga drejtoria e Trepçës dhe as nga njerëzit që kanë qenë përgjegjës për këtë në përbërjen e kaluar të Qeverisë, e tani po i shoh në media me deklarata populliste dhe zgjidhje imagjinare.

Për fat të keq, fjalori politik që përdoret sot, e që nuk është as i shumicës dhe as i pakicës, është me plotë vërejtje dhe papranueshmëri. Pa marrë para sysh se për kënd mendon, nuk është e pranueshme të quash njerëzit egërsira, por po ashtu nuk është e pranueshme ta quash dikën fashist, ta quash kriminel, ta quash vrasës apo tu drejtohesh njerëzve me gisht në Kuvend se ju duhet të shkoni në burg. Për ti thënë këto, çdonjëri duhet të ketë argumente, fakte. Nuk qëndrojnë faktet në shfrytëzimin e familjarëve të të pagjeturve dhe të tragjedisë së tyre, nuk qëndrojnë faktet as në shfrytëzimin e minatorëve për të mbuluar bizneset e paqarta që po zhvillohen me pasuritë e Trepçës. Këto biznese nuk mund të mbulohen vetëm duke e shpallur Trepçën kompani publike, ose duke montuar kushte që ajo të falimentoj dhe pastaj të zhduket çdo gjurmë. Gjërat duhet të sqarohen, dhe unë si njeri i parë i Qeverisë e kam detyrë që të angazhohem që ato ti sqaroj.

E kemi bërë shumë të qartë se buxheti nuk ka mjete për ti ngritur pagat dhe as për ndërhyrje tjetër në Kontratën kolektive, përpos aplikimit të përvojës së punës, prandaj nuk ka asnjë kuptim që fëmijëve tu privohet e drejta të mbajnë mësim të rregullt. Para tjera nuk ka përpos këtyre që janë në buxhetin e vendit. Por, po ashtu, duhet ta them qartë dhe me zë, se pagat e sektorit publik këtu në Kosovën (më të varfër në Ballkan) janë më të mëdha sesa të vendeve tjera në regjion, të cilat e kanë Bruto produktin Vendor shumë më të lartë dhe buxhetin shumë më të lartë për kokë banori, por ata nuk po protestojnë dhe nuk po organizojnë greva. Ne mund të bëjmë politikë me pagat, mund të bëjmë politikë me kompanitë publike, mund të bëjmë politikë me institucionet e arsimit, me emocionet për Trepçën, por kjo politikë na qon në falimentim të shtetit. Prandaj shtetin nuk do ta falimentojmë. Dhe, ruajtja e shtetit nga rreziku është detyrë e të gjithë neve.

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Lajmet e Fundit