14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Myftiu Tërnava uron për festën e Fitër Bajramit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uroi të enjten besimtarët myslimanë në prag të festës së Fitër Bajramit.

Myftiu Tërnava tha në urimin e tij se Fitër Bajrami është festa më popullore që prek të gjitha shtresat dhe kategoritë e shoqërisë dhe që shënon përfundimin e Muajit të Ramazanit.

“Fitër Bajrami na vjen pas një muaji të mëshirës e sakrificës. Pas muajit të faljeve dhe begative të veçanta që i sjell vetëm Ramazani”, tha Tërnava.

Tërnava me tej tha se çdo qytetar duhet që të punojnë në ruajtjen e familjes si dhe të vendlindjes.

“Është obligim i yni që vendin tonë ta ndërtojmë e ta bëjmë vend me perspektivë. Një vend ku jetohet me dinjitet, ku fëmijët tanë rritën të sigurt e marrin edukim cilësor”, tha Tërnava në fjalën e tij.

Në natën e madhe të Bajramit, Tërnava luti Zotin për mirësi, begati, paqe e harmoni.

“Dashtë Zoti që vendi ynë me angazhimin tonë të bëhet vend ku jetohet e punohet me dinjitet. Vëllezër dhe motra, në këtë natë të madhe, në vigjilje të festës së Fitër Bajramit, lusim Zotin për mirësi, begati, paqe, harmoni, larg zënkave e konflikteve, sherreve e egove të dynjasë. Duke iu uruar e përgëzuar, lutem që në familjet tona festa e Fitër Bajramit të na sjellë ngrohtësi, dashuri, harmoni e lumturi. Agjërim, lutje e ibadete të pranuara!”, shtoi ai.

Festa e Fitër Bajramit pason muajin e Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, besimtarët agjërojnë për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Më Shumë

Sot është ditëlindja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri

23 korriku i vitit 1960-të shënon një datë të rëndësishme për futbollin kosovar dhe jo vetëm. Në këtë ditë në Podujevë, lindi Fadil Vokrri, njeriu...

Prizren Fest Kids: Fëmijët punojnë për përrallën “Karrota e Shëndoshtë”

Prizren Fest Kids ka nisur me shumë ngjyra dhe buzëqeshje, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë, me lojra e punime të ndryshme për më...

Lajmet e Fundit