7.7 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Mytaher Haskuka emëroi drejtor të dënuarin për vepër penale

Më 19 gusht të vitit 2017, Gjykata Themelore e Prizrenit e kishte dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej tre muajsh, drejtorin e ri të Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Fatmir Memaj, raporton KTV.

Dënimi ndaj tij ishte shqiptuar për shkak se kishte penguar dy policë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sipas arsyetimit të gjykatës, Memaj i kishte kërcënuar ata pasi të njëjtit i kishin shqiptuar bashkëshortes së tij tiketën e kundërvajtjes, meqë po ngiste veturën e autoshkollës pa licencë të instruktores.

Vetë Fatmir Memaj nuk ka pranuar të deklarohet para kamerës, nëse është ankuar ndaj vendimit në shkallën tjetër gjyqësore.

Ai ishte një nga tre të përzgjedhurit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për drejtor në komunë pas koalicionit të realizuar me Vetëvendosjen.

Nënkryetari i komunës, Efref Mema, ka thënë se kur ia kanë propozuar Vetëvendosjes kandidatët për drejtorë nuk e kanë ditur se ka kryer vepër penale. Kjo vepër penale nuk paraqet problem as për kryetarin e komunës, Mytaher Haskuka.

Më Shumë

Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke e çuar vendin drejt...

Dramë në kryeqytet: Ylli i shkakton humbjen e pestë radhazi Sigal Prishtinës

Ylli ka shënuar një fitore dramatike ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80-82, në një ndeshje të vendosur në sekondat e fundit. Ashtu si në përballjen e...

Lajmet e Fundit