Luftuan për liri, kontribuan në paqe, morën pjesë në shtetndërtimin e Kosovës, por në këtë përvjetor nuk festojnë në Kosovë.
Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, flet ish- bashkëluftëtari dhe bashkëpunëtori i tyre, Nait Hasani.
16 vjet përpara, Hashim Thaçi ishte protagonisti kryesor në Kosovë. Shpallja e Pavarësisë ditën e 17 shkurtit, ishte kurorëzim i përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për liri.
Në 16-të vjetorin e Pavarësisë ish-krerët e UÇK-së dhe kontribuuesit e shtet ndërtimit fizikisht i mungojnë Kosovës.
Nait Hasani e Rexhep Selimi ishin njohur që nga periudha e studimeve. Ai i kujton aktivitetet e ndryshme që kishin me bashkëveprimtarët për liri e pavarësi.
“Janë njerëzit që dalin protagonist kryesor të kësaj lufte. Njëri nga ata që është më i qëndrueshmi më i vendosuri, më i angazhuari i fillimit të luftës së UÇK-së, është Rexhep Selimi. Kam pasur fatin që si student të njihemi edhe si pjesë e luftës së UÇK-së. Si pjesë e familjes, Rexha ka qenë pjesë e çdo etape të shtetndërtimit të Kosovës”, tha Nait Hasani, bashkëveprimtar.