25.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

NATO: Kosova ka pranuar, FSK në veri veç me lejen e KFOR-it

Kosova është angazhuar vetë që trupat e FSK-ës nuk do të zbarkohen në veri të Kosovës, pa lejen parapake të NATO-s, kjo është një përgjigje zyrtare të NATO- i ka dhënë Radio Kosovës.

E në anën tjetër kjo zyrë ka demantuar deklaratat e zyrtarëve serbe se ekziston një marrëveshje mes NATO-s dhe Serbisë, se trupat e FKS-ës, e në të ardhmen edhe Forcat e Armatosura, nuk kanë të drejtë të zbarkohen në komunat veriore.
Kufizimet e zbarkimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në komunat veriore duket se do të vazhdojë edhe pas krijimit në të ardhmen të Forcës së Armatosur të Kosovës, transmeton RTK.

Derisa vetë kryeministri vendit, Isa Mustafa pati deklaruar se Forca e Armatosur e Kosovës do të ketë qasje të limituar në veri, zyrtarë të NATO-s, nuk kanë dashur të komentojnë shumë rreth kësaj çështje.Ata kanë vazhduar të komentojnë vetëm për kufizimet që i ka FSK-ë në drejtim të shkuarjes në veri të Kosovës.

“Në kontekstin e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndihmuar nga BE-ja, në prill të 2013, Prishtina zyrtarisht ka pranuar që nuk do të zbarkojë trupat e FSK-ës në veri, pa lejen e KFOR-it”, ka theksuar Zyra për informim e NATO-s për Radio Kosovën.

Sipas tyre kjo marrëveshje është zbatuar disa herë, dhe për këtë trupat e FSK-ës, kanë zbarkua disa herë ë veri të Kosovës, por vetëm me leje të KFOR-it.
Deklaratat e zyrtarëve serbë, se Serbia ka marr garanca nga NATO se, trupat e FSK-ës, nuk do të shkojnë në veri të Kosovës, është demantuar nga zyrtarë të NATO-s. “Përderisa NATO dhe Serbia kanë bisedime të rregullta, për sigurinë rajonale, atëherë nuk ka asnjë marrëveshje mes NATO-s dhe Serbisë, lidhur me operacionet e FSK-ës, në veri të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Në anën tjetër vetë komandanti Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka thënë FSK-ja nuk merr leje nga NATO për të shkuar në Veri.
Rama ka thënë se Ushtria e Kosovës do të veprojë aty ku kërkohet nevoja.

Analistët e sigurisë theksojnë poashtu se nëse Forcat e Armatosura të Kosovës në të ardhmen nuk arrijnë të shkojnë në veri të vendit dhe nëse në ketë drejtim arrihet ndonjë marrëveshje e shkruar, kjo, sipas tyre, do nënkuptojë ndarje të Kosovës.

Më Shumë

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare shkrimtarja kanadeze dhe fituesja e çmimit Nobel, Alice Munro

Autorja kanadeze, Alice Munro, fituese e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2013, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Munro shkroi tregime të shkurtra për më...

Veshja Tradicionale e Hasit 1980 & 2024

Antropologia amerikane, Janet Reineck, e cila merret me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, ka publikuar fotografi të veshjeve tradicionale të rajonit të Hasit. Përmes fotove...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit