Ndahen çmimet për teatrin, Enver Petrovci merr çmimin për vepër jetësore

Aktori Enver Petrovci ka marrë Çmimin Kombëtar për vepër jetësore në fushën e teatrit që ndahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për vitin 2020. 

Këtë çmim Petrovci e mori për kontributin e dhënë në fushën e teatrit dhe të themelimit të institucioneve teatrore-kulturore në vend. 

Ministria e KulturësRinisë dhe Sportit, ka ndarë sot çmimet kombëtare vjetore për teatrinpër 2020. 

Ceremonia e çmimeve është mbajtur në kabinetin e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku. 

Juria në përbërje të Ben Apollonit, Astrit Kabashit, Ilir BokshiShengyle Ismajli dhe Kushtrim Koliqipërveç çmimit për vepër jetësor ndau edhe këto çmime.   

Çmimi për Shfaqja më të mirë iu dha shfaqjes  “Zgjimi i pranverës” me regji të Zana Hoxhës. Çmimi për regjia më e mirë iu dha regjisores, Blerta Neziraj, “Kthimi i Karl Mejit”  Blerta Neziraj për shfaqjen “Kthimi i “Karl Majit”. 

Çmimi për aktorin më të mirë iu dha Armen Ismajlit, për aktrimin në shfaqjen “Kthimi  Karl Mejit”, ndërsa Çmimi për prezantimin më të mirë ndërkombëtar shkoi për Shtëpinë Teatrore- Filmike, “Akt”. 

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Lajmet e Fundit