6.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Ndahet nga jeta shkrimtari Mehmet Myftiu

Dita e sotme solli fundin e jetës së shkrimtarit Mehmet Myftiu, shkrimtar i shquar disident dhe themelues i letërsisë realiste pas Luftës së Dytë Botërore.

Në moshën 12-vjeçare, Myftiu u internua nga nazistët në kampin e përqëndrimit në Prishtinë, e ndërsa më vonë edhe nga komunistët për mbrojtjen e lirisë së fjalës të mikut të tij, Kasem Trebeshina.

I ndjeri Myftiu është autor i disa librave, përfshirë romanin “Shkrimtari”, për të cilin i është hequr e drejta e botimit për 25 vite rresht.

“Mehmet Myftiu ka qenë dhe vazhdon të jetë miku im prej më shumë se dyzet vjetësh. Ishte shkrimtari i parë me mendime të lira që kam njohur në jetën time”, do të shprehej për të Ismail Kadare.

Dashuria dhe ndjeshmëria e tij ndaj së bukurës duket se është përcjellë edhe tek e bija, shkrimtarja e mirënjohur Besa Myftiu dhe mbesa, artistja Elina Duni.

Përcjellja për në banesën e fundit të Mehmet Myftiut do të bëhet pasnesër, në orën 12:00./tch

Më Shumë

“Esnaf” në Prizren i bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Shoqata e zejtarëve dhe afaristëve “Esnaf” në Prizren i është bashkuar marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt. Lajmi...

Kupa e Kosovës për meshkuj do të zhvillohet në Rahovec

Kupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve do të mbahet në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec, mëson ekskluzivisht Klan Kosova. Sipas informacioneve të siguruara nga...

Lajmet e Fundit