Ndërroi jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Isa Kafexholli

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isa Kafexholli nga Malisheva.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur thellë bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.

Kryetari i OVL-UÇK-së në Ngucat të Malishevës, Milazim Elshani, tha se ky lajm ka tronditur të gjithë.

“Ky lajm na tronditi të gjithëve, e sidomos neve bashkëluftëtarëve të tij, që ditët e lavdisë për çlirimin e Kosovës i përjetuam së bashku. Pusho i qetë, luftëtar Isa Kafexholli, të qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë që aq shumë e deshe.”

Homazhet dhe fjalimet mortore do të mbahen nesër, më 29 tetor 2024, e martë, në orën 14:00 në sheshin e fshatit afër ambulancës, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Bellanicë./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit