11.4 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Ndërron jetë drejtori i Komunës së Dragashit

Ka ndërruar jetë kryetari i Iniciativës Qytetare Gorane (GIG), Mursel Halili, i cili ishte edhe drejtor komunal për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në Dragash.

Lajmi është bërë i ditur, fillimisht nga familjarët për t’u shpërndarë më pas edhe nga partia që ai drejtonte dhe miqt e bashkëpunëtorët e tij. Halili kishte lindur në vitin 1968, në fshatin Glloboçicë.

Kishte të kryer fakultetin juridik dhe drejtonte partinë gorane GIG. Ishte deputet i Kuvendit të Kosovës për dy mandate, në vendin e rezervuar për komunitetin goran, profesor gjimnazi dhe, së fundmi, ishte emëruar drejtor për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në Komunën e Dragashit.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i Komunës, Shaban Shabani, duke iu shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve. “Në emër të të gjithë zyrtarëve komunal, drejtorëve dhe punonjësve tjerë komunal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Halili, kolegët, miqtë dhe farefisin, me rastin e ndarjes nga jeta të Mursel Halilit”, thuhet mes tjerash në ngushëllimin e shprehur nga Shabani.

Kujtojmë se i ndjeri Halili është kryetari i dytë i GIG-ut, i cili ndërron jetë duke qenë në krye të këtij subjekti politik goran. Vite më parë, nga jeta ishte ndarë edhe themeluesi dhe kryetari i GIG-ut, Rystem Ibishi!/Rado Sharri/

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, dyshohet se u godit nga rryma derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, është goditur nga rryma dhe ka rënë...

VV-ja e përmend Andin Hotin si alternativë për president

Andin Hoti është emri i radhës që po diskutohet për pozitën e presidentit. Siç raporton Nacionale, Glauk Konjufca ka refuzuar të përfshihet në këtë procedurë. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ Plani...

Lajmet e Fundit