2.8 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Ndërtimi i qendrës mjekësore në Prizren, peng i mosgjetjes së lokacionit

Banorët e lagjes “Kurillë” të Prizrenit prej vitesh janë në pritje të realizimit të premtimeve të dhëna nga autoritetet qeveritare lokale dhe ato qendrore për ndërtimin e një qendre të mjekësisë familjare në këtë lokalitet.

Ndonëse zotimet financiare për realizimin e këtij projekti janë bërë, sipas zyrtarëve të Qeverisë lokale ende nuk është gjetur hapësira adekuate për ndërtimin e objektit të shëndetësisë.

Në këtë situatë qytetarët duhet që të frekuentojnë lagjet e tjera për të marrë shërbimet e mjekësisë primare.

Vetim Krasniqi thekson se krahas kryetarit, Ramadan Muja, edhe ish-kryeministri, Hashim Thaçi, kishte premtuar ndërtimin e një qendre të mjekësisë familjare.

“Ka disa vjet që na është thënë se do të ndërtohet ambulanca, por kjo nuk po ndodh. Detyrimisht banorëve po u duhet që të shkojmë në ambulancën e lagjes ‘Ralin’”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër drejtori i Shëndetësisë i Prizrenit, Zyber Rizanaj, ka sqaruar se Qeveria lokale ka zotuar mjetet për ndërtimin e QMF-së në lagjen “Kurillë”, porse problem kryesor në këtë plan është mungesa e lokacionit.

Drejtori i Administratës, që përfshin edhe sektorin e pronës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka pohuar se projekti mund të realizohet vetëm në pronën e Komunës, ngase ndryshe ka kufizime ligjore.

Hartimi i projektit për QMF-në në “Kurillë” sikurse edhe shpallja e tenderit për ndërtimin e këtij objekti është shqyrtuar që në janar të vitit 2013 në mbledhjen e kryetarit Muja me drejtorët e tij. Vendimi për këtë çështje ishte shtyrë me arsyetimin se kërkohen të dhëna shtesë në lidhje me propozimin e Drejtorisë së Shëndetësisë për këtë projekt.

Ndërkaq, më 2012 pas refuzimit për të votuar buxhetin e Komunës, këshilltarët e atëhershëm të KDTP-së patën marrë premtimin nga zyrtarë të lartë të PDK-së se QMF-ja në “Kurillë” do të ndërtohet paralelisht me përmbushjen e disa kushteve të tjera./Kohanet/

Më Shumë

Totaj i befasuar: S’e kam pritur këtë rezultat, VV ka pasur qeverisje jo të mirë

Lëvizja Vetëvendosje ka festuar mbrëmë rezultatin zgjedhor të arritur në Komunën e Prizrenit.   Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili vjen nga...

Egzon Gjuka shpallet ‘Sportisti i Vitit 2025’ në Rahovec

Në një ceremoni të organizuar sot në sallën e Kuvendit Komunal, Komuna e Rahovecit ndau çmimet dhe mirënjohjet për laureatët e sportit, kulturës dhe...

Lajmet e Fundit