18.3 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Në Bruksel u vlerësua pozitivisht mbarëvajtja e procesit zgjedhor

Edita TahiriNë Bruksel u mbajt raundi i radhës i bisedimeve teknike për zgjedhjet, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në këtë takim u vlerësua pozitivisht mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe në veçanti u vlerësua se palët po i kryejnë mirë obligimet zbatuese që dalin nga marrëveshja e Brukselit e 19 prillit 2013.

Fillimisht u diskutua për rrjedhën e fushatës zgjedhore me ç’ rast, zëvendëskryeministrja Tahiri kërkoi angazhim të shtuar të të gjitha palëve, për një fushatë demokratike, në frymën e standardeve ndërkombëtare, si dhe kërkoi që të gjitha palët të kontribuojnë për evitimin e dukurive negative, që kanë të bëjnë me kërcënime të kandidatëve dhe punonjësve të KQZ-së sepse zgjedhjet lokale janë në interes të qytetarëve dhe të zgjedhjeve të përfaqësuesve legal dhe legjitim të komunave.

Në vazhdim, u raportua për procesin e ankimimit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ku kryetari i PZAP Shukri Sylejmani, njoftoi se i gjithë procesi i shqyrtimit të ankesave është bërë në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe ka përfunduar me sukses. Ai njoftoi palët se nga 16355 ankesa, 10419 janë refuzuar, ndërsa janë pranuar 5458 ankesa, dhe 349 janë hedhur si të parregullta.

Ndërkaq u tha se në bazë të ligjeve të Kosovës, palët e refuzuara mundë t’i drejtohen edhe instancës më të fundit në këtë proces, respektivisht Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.

Më pas u diskutua për rëndësinë që siguria të jetë në nivelin e duhur gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve, ku në veçanti OSBE-ja njoftoi se janë të angazhuar të tri mekanizmat e sigurisë, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, që në kuadër të misioneve të tyre të ofrojnë siguri maksimale për këtë proces.

Po ashtu Kryetarja e KQZ, Valdete Daka njoftoi palët për afatet ligjore për votim nga jashtë Kosovës, duke specifikuar që afati i fundit për votim është data 1 nëntor.

Koordinatori i Grupit, Qemajl Marmullakaj, edhe kësaj radhe insistoi që konkluzionet dhe marrëveshjet e çdo takimi, duhet të reflektojnë në konsekuencë përmbajtjen e diskutimeve, si një kontribut qenësor për dialogun dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Partia Guxo i jep mbështetje Artan Abrashit për balotazhin në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka siguruar mbështetjen e Partisë Guxo për garën e balotazhit që do të mbahet...

Si e kalon të dielën? Rama: Lindës dhe Zahos i bëj padrejtësi, arratisem në studion e skulpturës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të dielën e kalon duke punuar në studion e skulpturës. Gjatë fjalës së tij në episodin e katërt...

Lajmet e Fundit