9.4 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Në Prizren arrestohet 20 vjeçari për vjedhje

Një person është arrestuar në Prizren pasi ka kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Sipas Policisë Rajonale të Prizrenit, viktimë ka qenë një grua ndërkaq vjedhja është kryer nga një 20 vjeçar me inicialët R.Ç.

Sipas njoftimit, i dyshimti pasi e ka kryer ketë veprim kriminal ka arritur që të fshihet nga organet e policisë, përderisa policia ka arritur të identifikoj të dyshimtin dhe të premten i njëjti është ndaluar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Viktimës policia ia ka kthyer gjërat e vjedhura përderisa ende është në kërkim të një telefoni ‘Iphone X’, që ka qenë i vjedhur nga i dyshimti”, thuhet në njoftim

Rasti është duke u hetuar.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin madhor sportiv 2026, nis më 5 mars

Prizreni po përgatitet për një vit historik sportiv, me nisjen e aktiviteteve të “Prizreni Qytet Evropian i Sportit 2026”. Ekipi organizativ zhvilloi sot takim...

Hiqet kufizimi i moshës për t’u emëruar asistent

Prej tash e tutje, çdo kandidat që plotëson kriteret akademike dhe profesionale mund të emërohet si asistent për herë të parë në Universitetin e...

Lajmet e Fundit