Në rastin “Kobra”, babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Babai i viktimës Visar Cengut, Behar Cengu gjatë shqyrtimit gjyqësor që po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka thënë se arma nuk përdoret tek “vëllezërit”.

Cengu gjatë fjalës së tij para trupit gjykues tha se edhe pse ka punuar si ushtarak asnjëherë nuk i ka shkuar në mendje ta përdorë armën tek “vëllezërit e tij”, pasi siç tha arma përdoret për gjëra të tjera, përcjell Telegrafi.

“Jam i dëmtuar në atë farë feje që s’mundem me nejt në këmbë. Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, dhe kemi prit me qindra njerëz dhe kurrë nuk ka shku mendja me bo një gjë të tillë, por jam ushtarak që nga viti 1990 e deri më sot dhe prapë punoj ushtarak dhe arma kurrë nuk përdoret tek vëllai i vet, tek njerëzit e vet. Ne jemi të përgatitur për tjera gjëra”, ka thënë babai i viktimës, Cengu.

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit