-1.2 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Në restorantin e Kuvendit, pjatën plot mish deputetët e paguajnë 1.5 euro

Pjata kryesore, me 300 gramë mish në hell, kushton 1 euro e gjysmë në restorantin e Kuvendit të Kosovës.

Nga viti 2011, deputetët e Kuvendit të Kosovës marrin nga 5 euro për shpenzime ditore, përveç benefiteve tjera që i kanë, si kompensimi i shpenzimeve për udhëtim për deputetët që jetojnë jashtë Prishtinës.

Për këtë kishte vendosur Kryesia e Kuvendit, që përbëhej nga shefi, Jakup Krasniqi, e anëtarët Xhavit Haliti, Glauk Konjufca, Sabri Hamiti, Etem Arifi e Petar Miletiç.

Ndërkaq, kryesuesit të Kuvendit të Kosovës jo rrallë i bie t’i thërrasë për në seancë deputetët, sepse shpesh ata lirojnë seancën e shkojnë në restorantin e Kuvendit.

Në restorantin e Kuvendit, deputetët çmimet i kanë fort të volitshme, krahasuar me ato të tregut.

Një kafe espresso, që rëndom kushton 50-70 cent, për deputetët, në Kuvend kushton 30 cent. Po kaq është edhe çaji filtër, që në një lokal tjetër shitet deri në 1 euro.

E makiato e madhe, për ta është 40 cent, ndonëse qytetarët paguajnë nga 1 euro.

Veç nga 20 cent u kushton kafe kapuqino e qumësht me çokollatë apo bambi.

E nëse është i uritur ndonjëri ligjvënës, me 40 cent mund ta paguajë një supë viçi, e nëse nuk ia ka ënda këtë, mundet veç me 30 cent të paguajë një supë pule.

Pas supës, shkon sallata 200 gramësh, ku deputetit i kushton 50 cent.

200 gramë djathë-kaçkavall i kushton 40 cent.

E pjata kryesore, me 300 gramë mish në hell, kushton 1 euro e gjysmë. Kurse deputetët vegjetarianë mund të marrin 300 gramë shpageta apo makarona për vetëm 80 cent.

E arsyet pse janë çmimet më të lira në bufenë e kuvendit, për Klan Kosovën, i ka dhënë ekonomisti Remzi Smajli.

Shërbimet më të lira në restorantet e institucioneve publike janë nga fakti se: Në ofertat e tyre, në procedurë prokurimi, kanë ofruar çmime më të ulëta. Kanë klient konstantë gjatë tërë kohës. Shpenzime më të ulëta, sidomos në energji dhe qira”.

Marrja e shërbimeve të bufesë bëhet me tender dhe ofertuesi më i lirë e fiton atë.

Por, e njëjta është mbyllur përkohësisht në fund të vitit 2021, pasi pati ankesa edhe për shërbim të ujit, të prodhuar nga Serbia.

 

Më Shumë

‘Fluturon’ Gjesti në 24 orë, tejkalon 300,000 ndjekës në Instagram

24 orë nga futja në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka kapur një shifër jubilare ndjekësish në Instagram.   View this post on Instagram   A post shared...

Prapaskenat/ Përplasja fizike mes Laert Vasilit dhe Gertit për të dashurën aktore! Ç’ndodhi mes dy banorëve të BBV në lokal

Aktori Gert Ferra është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Një personazh i njohur në radhën e aktorëve, por i tërhequr disi nga...

Lajmet e Fundit