0.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 62 persona me COVID-19

Numri i të infektuarave me COVID-19 ditët e fundit është rritur në Prizren.

62 persona të prekur nga ky virus, aktualisht janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka vizituar sot këtë institucion shëndetësor.

“Pas shtimit të numrit të të infektuarve me COVID-19, sot kam vizituar Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga drejtori Afrim Avdaj, u njoftova se momentalisht në këtë spital po trajtohen 62 persona të prekur me COVID-19”, tha Haskuka, shkruan “PrizrenPress”.

“Gjatë takimit u dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin mes Komunës së Prizrenit dhe Spitalit Rajonal, në mënyrë që edhe këtë fazë ta tejkalojmë me sa më pak pasoja”, u shpreh Haskuka.

“Me këtë rast dua t’ju njoftoj se nga dita e djeshme ekipet mjekësore të QKMF-së janë duke kujdestaruar në pikën kufitare në Morinë dhe se po ashtu kam marrë vendim për ri-formimin e Shtabit Emergjent Lokal, ku së bashku me akterët relevantë do t’i koordinojmë hapat e mëtutjeshme në drejtim të parandalimit të përhapjes së virusit”.

“Virusi është në mes nesh dhe aktualisht mundësia e infektimit është shumë e lartë! Andaj ju lutemi që t’i respektoni masat, sepse ky virus mund të luftohet vetëm nëse veprojmë së bashku!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nesër mbahet takim letrar në nderim të profesorit Hajdar Mallaku

Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, nesër do të mbahet një takim letrar përkujtimor në Prizren. Takimi organizohet nga Shoqata për...

Prezantohet drafti i studimit të fizibilitetit për ujin e pijshëm në Malishevë

Në Kuvendin Komunal të Malishevës u prezantua Studimi i Fizibilitetit për zgjidhjen afatgjate të furnizimit me ujë të pijes në këtë komunë. Studimi ofron...

Lajmet e Fundit