Në Teatrin e Metropolit, premierë drama “Në kërkim të daljes” nga Albatros Rexhaj

Rexhaj-380x290Një dramë e cila veç të tjerash është edhe politike!!! Të gjithë janë në kërkim të daljes, ky është kumti dhe titulli gjithashtu i pjesës së shkruar nga Albatros Rexhaj e që vjen premierë këtë fillimvit në skenën e Teatrit të Metropolit, me regji të Rozi Kostanit. Shkrimtari ka kryefjalë të tij protestën, dhe kjo dramë s’mund të mos jetë një lloj revolte për atë çka ne nuk mundemi të bëjmë apo të themi.

Për regjisoren Rozi Kostani, është një dramë që komunikon me realitetin individual dhe atë kolektiv…dhe gjithçkaje është bërë kujdes t’i vishen të gjithë elementët skenikë.

Protagonistë kryesorë të shfaqjes janë aktorët Alfred Trebicka dhe Laura Nexha. Prej specifikës që mbart, është dashur koreografi…që të flitet me gjuhën e trupit, çka e ka kuruar Arjan Sukniqi. Ndërsa skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Laedia Hajdari.

Premiera e shfaqjes shënohet mbrëmjen e 9 janarit në skenën e Teatrit të Metropolit për të vijuar të shfaqet përgjatë fundjavave në kryeqytet.

Më Shumë

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Lajmet e Fundit