Në trevën e Opojës mundësitë për mbarështimin e bagëtive janë të mëdha

Në trevën e Opojës mundësitë për mbarështimin e bagëtive janë të mëdha në stinën e pranverës. Kullosat janë të bollshme, por edhe problemet në këtë kohë pandemie janë të mëdha. Një numër të konsiderueshëm të gjedhëve dhe bagëtive të imëta i ka edhe familja e Shukri Myrtezanit.

Vetëm nga tufat e kësaj familje prodhohen 300 litra qumësht në ditë e pikat grumbulluese kanë krijuar mjaft stoqe thotë Myrtezani.

Vështirësitë e blegtorëve

Vështirësitë e blegtorëvePandemia Covid-19 ka sfiduar blegtorët e Sharrit

Gepostet von RTK am Sonntag, 10. Mai 2020

Por në kushte të favorshme produktet e qumshtit mund të presin thotë blegtori Idriz Qusaj.

Kryetari i komunës Shaban Shabani thotë se blegtorët e komunës që ai drejton janë duke punuar me kapacitete minimale, në këtë kohë kur do të duhej që ato të shisnin qengjat dhe produktet tjera, por jemi optimist se do ta kalojmë këtë fazë, tha ai.

Por zinxhiri i prodhimit për fat të mirë nuk është ndërprerë edhe falë bashkëpunimit të komunitetit të këtë trevë. Banorët blejnë produktet tek blegtorët e fshatit të tyre, ndërsa këtë të fundit blejnë tek banorët ushqimin për kafshët , duke siguruar një bashkëjetesë të qetë në këtë kohë, thotë Myrtezani.

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Lajmet e Fundit