10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Në Vërmicë të Malishevës, filloi hapja e rrugës, ndërsa në Gollubovc asfaltimi

rruga vermic ne malishevSot në fshatin Vërmicë, përkatësisht në lagjen e Ukajve, ka filluar zgjerimi dhe ndërtimi i rrugës, për rreth 40 shtëpi që jetojnë në këtë lagje, e që sipas banorëve të lagjes, për herë të parë, po e shohin dorën e shtetit në këtë pjesë. Në fillimin e punimeve mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, drejtori për urbanizëm, Urim Kastrati dhe zyrtar tjerë komunal.

“Ne e kemi dhënë një premtim për rregullimin e kësaj rruge, zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës dhe këtë po e bëjmë. Ndërtimi i rrugës do ta t’jua lehtësoj qarkullimin e banorëve të kësaj lagje dhe lidhjen e lagjes jo vetëm me fshatin, por edhe me qendrën komunale” tha mes tjerash nënkryetari i Komunës së Malishevës, z.Rexhep Mazreku, duke i uruar banorët për fillimin e punimeve në këtë rrugë.

Nga ana tjetër, banorët e kësaj lagje dhe të fshatit Vërmicë, pasi falënderuan komunën për angazhimin e saj në ndërtimin e rrugës dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve të kësaj lagje, tha se “për herë të parë po e ndiejnë dorën e shtetit në raport me krijimin e kushteve më të mira për jetën e tyre”.

Lagjja e Ukajve është njëra nga lagjet e fshatit Vërmicë, ka qenë e ndarë nga fshati për shkak të rrugës dhe ka një konfiguracion të veçantë dhe natyrë shumë piktoreske. Ndërtimi i rrugës së gjatë 1 835 metra, u mundësua nga buxheti komunal i Malishevës.

Po ashtu sot në fshatin Gollubovc, ka filluar edhe asfaltimi rrugës në njërën pjesë të fshatit, me një gjatësi prej 900 metrave. asfaltimin e rrugës në këtë fshat sot e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, ku është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve dhe i ka uruar banorët për asfaltimin e rrugës.

Më Shumë

Prizreni mposhtet minimalisht nga Feronikeli

Në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, Prizreni është mposhtur sot me rezultat minimal 2–1 nga Feronikeli, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Rexhep...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, të hënën dhe të martën priten reshje...

Lajmet e Fundit