10 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Nën magjinë e shfaqjes “Ëndrra e një nate vere”, u përmbyll mbrëmë “PrizrenFest”

Me një sukses të jashtëzakonshëm u përmbyllë edicioni i parë i “PrizrenFest”, me shfaqjen nga Shqipëria, “Ëndrra e një nate vere”, një nga komeditë më të bukura të Shekspirit, e që me një energji fantastike, e me ngjyrime që bënin publikun të futet në magjinë që krijonin skenat në vazhdimësi.

Nën regjinë e Driada Dervishit dhe në interpretimin e mrekullueshëm të aktorëve të trupës së teatrit “Aleksandër Moisiu”, shfaqja ofroi teatër brenda teatrit, një botë ku ëndrra bëhet zhgjëndërr teksa zhvillohet në kufijtë mes reales dhe fantazisë.

Trillimi fantastik shekspirian i ndërthurur me elementet e jetës së përditshme dhe një kostumografi e skenografi që të përfshinë në botën magjike të zanave dhe situatave plot humor, ishte po ajo magji që u soll në Prizrenfest nga shfaqja, “Ëndrra e një nate vere”.

E vënë në skenë enkas për ambient të hapur, komedia përmbushë ëndrrën e çdo artisti për të interpretuar nën yje, jashtë skenës statike të teatrit, por dhe të artdashësve të cilët duan të shijojnë magjinë e një nate vere nën pushtetin e artit, hënës dhe antikitetit.

Më Shumë

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

QKMF-ja në Prizren pranon donacion me pajisje mjekësore

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka pranuar me kënaqësi një donacion të vlefshëm nga KosovaMed Healthcare sh.p.k., që përfshin...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit