9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Nënkryetari i PDK-së: Nuk e kam parashikuar që Kurti kapitullon për 50 ditë

Nënkryetari i parë i PDK-së, Shaqir Totaj, është “befasuar” me rënien e shpejt të ‘Qeverisë Kurti’.

“Për hir të korrektësisë personalisht nuk e kam parashikuar që qeveria e Albin Kurtit kapitullon për 50 ditë”, tha Totaj.

Sipas tij, Kurti po ikën nga pushteti, ashtu siç pati ardhur.

Totaj, i cili është edhe kryetar i degës së PDK-së në Prizren, 100 ditshin e Qeverisë së Kurtit e vlerëson dështuese.

“Përkundër tentimit për të paraqitur veten si qeveri e shpresës, ishte e ditur pothuajse që nuk do të kishte jetëgjatësi, dhe atë kryesisht për dy arsye: për shkak të dallimeve të mëdha, që i kanë pasur VV-ja dhe LDK-ja, dhe për shkak të mungesës së gatishmërisë së VV-së për të qenë fleksibile dhe bashkëpunuese me pjesët tjera integrale te strukturës institucionale të Kosovës”, tha Totaj për “QendraPress”.

Më Shumë

Aktgjykim lirues, përforcon narrativën e luftës për liri dhe pavarësi

Pas më shumë se pesë vjetësh në proces gjyqësor, pritet që verdikti i shkallës së parë për katërshen e Ushtria Çlirimtare e Kosovës t’i...

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë...

Lajmet e Fundit