6.6 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Nëntë vjet pas

Eqrem KryeziuShkruan: Eqrem Kryeziu
Fryma integruese e Lidhjes Demokratike e Kosovës besoj se ishte veçoria vendimtare që kjo parti të bëhej ajo që ishte.

Sigurisht se në thelbin e saj ishte sentimenti i fortë patriotik, sepse ne shtypeshim si shqiptarë dhe diskrimnoheshim për këtë fakt.
Por nuk refuzohej anëtarësimi i ish zyrtarëve e ish anëtarëve komunistë. Kishte një kufi ndalimi për ata që ishin komprometuar rëndë si shërbëtorë të dikaturës.

Diku më 1992, në një mbledhje të Kryesisë, Kryetari Rugova lexonte listën e të propozuarve për një komision. Më ra në vesh një emër që e dija personalisht se kishte marrë fushatë të egër e të paskrupullt diferencimi, ish zyrtar i lartë i epokës së Rrahman Morinës.

Pasi mbaroi leximin, Rugova heshti, duke pritur vërejtjet eventuale, para se të miratohej.
Atëbotë thashë:
“Zotni Kryetar, jam tërësisht i kënaqur, madje edhe krenar, se i takoj një force politike që bashkon drejtorë lokalë të regjimit, të burgosur politikë majtistë, trashëgimtarë të së djathtës, por a do të thotë se duhet të jem bashkë me ata që urdhëruan personalisht burgosjen e njerëzve?”

Rugova bëri një të rënë lapsi mbi letër dhe, kokulur, shikoj majtas e djathtas kah bashkëpunëtorët, për të shqiptuar qortimin e tij më të fortë që kishte:
“Pse, bre djem, s’po kallëzoni?”

Më Shumë

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Rahoveci triumfon ndaj Yllit, diferenca zbret në një pikë

Rahoveci 029 ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat 74:69 (18:13, 19:17, 19:19, 19:20), në kuadër të javës...

Lajmet e Fundit