-5.3 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Nëntoka në sulm kundër peticionit me 200 mijë nënshkrime

Qeveritarët në panik mundohen ta njollosin vullnetin qytetar

“Spekulimet e Hashim Thaçit, se një qytetar nënshkroi 600 herë peticionin, bazohen në përvojën e partisë së tij në Drenicë, ku votojnë edhe të vdekurit dhe ata që ende nuk kanë lindur, diçka që diplomatët dhe vëzhguesit e huaj e emërtuan si vjedhje industriale të votave”, tha analisti Isa Mulaj për “Kosova Sot”

Deklarimi skandaloz i zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, se Peticioni kundër Marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk është i besueshëm pasi, sipas tij, ka raste kur një qytetar është nënshkruar deri në 600 herë, nga opozita, analistët politikë dhe njohësit e fushës së legjislacionit, konsiderohet si një përpjekje nëntokës së udhëhequr nga ministri i Jashtëm e ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, që ta poshtërojnë e ta zhvlerë- sojnë Peticionin e nënshkruar nga më shumë se 200 mijë qytetarë, të organizuar nga opozita e bashkuar.

Vënia në pikëpyetje e besueshmërisë së këtij Peticioni, gjithashtu konsiderohet si një tregues i frikës së madhe që i ka hyrë koalicionit qeverisës që dita-ditës po dëshmohet se e ka humbur besimin dhe legjitimitetin për të qeverisur.

“Qeveria në vend të rishqyrtimit të marrëveshjeve tepër të dëmshme për vendin po mundohet ta tejkalojë situatën duke i rritur masat e sigurisë brenda Kuvendit. E ky është gabimi që Qeveria po e bën në panik”, tha deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje!” Ismail Kurteshi…/kosova sot/

Më Shumë

Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta marrin në fillim të vitit

Punëtorët e sektorit publik pritet që pagën e 13-të ta marrin në fillim të vitit 2026-të. Kështu tha Kryeministri në detyrë Albin Kurti në...

Incidenti në Suharekë: Votën e fotografoi dhe e postoi në rrjete sociale, intervistohet nga policia

Dita e zgjedhjeve ka qenë përgjithësisht e qetë, por që janë shënuar disa incidente. Sipas raportit 24 orësh të policisë, një prej tyre ka ndodhur...

Lajmet e Fundit