Nesër disa lagje të Prizrenit do të mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Prizren,  ka njoftuar  se për shkak të punimeve që po realizohen në projektin “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugët Vjosa, Marie Kraja, Ajdin Rrahmanaj, Sarajeva dhe Shkodra – Prizren“ për realizimin e kyçjes në rrjetin ekzitues, do të ketë ndërpreje të furnizimit me ujët të pijes mw datë 08.03.2023, prej orës 10:00 deri në ora 16:00.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Rrugët që do të afektohen nga ndërprerja e ujit:
„Vjosa“
„Marie Kraja“
„Hajdin Rrahmanaj“
„Sarajeva“
„Shkodra“
„Ersan Mazreku“
„Murat Kabashi“
„Azdreni“
Lagjja „Petrovë“
Pjesërsisht rruga „Rahredin Hoti“.

“Me përfundimin e punimeve, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit