Nesër përurohet çerdhja e parë publike në Prizren, marrin pjesë Kurti dhe Nagavci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë nesër komunën e Prizrenit, me ç’rast së bashku me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka do të bëjnë përurimin e çerdhes së parë publike në Prizren.

Aktiviteti do të nis nga ora 11:00, në lagjen “11 Marsi” për të vazhduar në ora 12:00 për vizitë në Parkun e Biznesit në Prizren teksa përfundon me vizitë në fshatin Kabash në ora 12:30, njofton Klankosova.tv

“Për shkak të distancës nga qyteti, për dy aktivitetet e fundit do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet nga çerdhja në lagjen “11 Marsi”, pas përfundimit të ceremonisë së përurimit” thuhet në kumtesën e komunës së Prizrenit.

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit