Nexhat Daci: Thaçi është kryeministër

Daci-lddIsh kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lideri i LDD-së, Nexhat Daci, ka vlerësuar se koalicioni PDK-LDK është i shantazhuar.
Ai ka thënë se brenda strukturave të LDK-së kurrë nuk ka pasur vullnet për bashkëqeverisje me PDK-në.

“Unë e kam pritur këtë sepse është parë qartë se bashkësisë ndërkombëtare i duhet një përbërje numerikisht e duhur dhe duan njerëz të shantazhuar”, tha Daci.

Daci ka deklaruar se ky koalicion mund të funksionojë aq sa është i interesuar faktori ndërkombëtar të cilin e ka quajtur patericë e këtij koalicioni, raporton lajmi.net

“Bashkësia ndërkombëtare. Pse, mos menduat se mund të jenë Drenica, Dukagjini apo Llapi?! Ky koalicion varet nga bashkësia ndërkombëtare”.

Sa i përket kryeministrit të ri, Isa Mustafa, Daci ka thënë se ky i fundit detyrën e vet do ta ushtrojë vetëm me letra. Sipas tij, kryeministër i vërtetë është Hashim Thaçi.

“Mendoj se de fakto kryeministër dhe gjithçka është Thaçi”.

Më Shumë

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit