5.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Nga sot mund të aplikoni për termin në Ambasadën gjermane për viza pune

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se nga sot (1 mars) do të hapet lista e regjistrimeve për termine për viza pune për periudhën e muajit prill.

Kjo listë e regjistrimeve do të jetë e hapur deri me 14 mars në ora 14:00. Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë çdo muaj lëshon 450 termine për viza puna.

“Dhënia e termineve ka ndryshuar duke filluar nga data 01.12.2021, kjo për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit”, kishte njoftuar ambasada.

Më Shumë

Apeli liron 9 të dyshuarit e fundit për manipulim votash në Prizren

Gjykata e Apelit ka vendosur lirimin nga paraburgimi të nëntë personave të dyshuar në rastin e njohur si “Manipulimi me zgjedhje” në Prizren, duke...

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një...

Lajmet e Fundit