7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ngriten 10 aktakuza brenda 24 orëve në Prizren

Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 81 aktakuza kundër 103 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 16 persona, si dhe janë paraqitur nëntë kërkesa për caktimin e paraburgimit të 13 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar nëntë persona të dyshuar, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave, si dhe ka ngritur 29 aktakuza kundër 36 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona për 48 orë dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy persona për 48 orë, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë personave dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje për 48 orësh, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar, si dhe janë ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 22 aktakuza kundër 26 personave, për vepra të ndryshme penale,

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Nagavci: Projektligji për tekstet shkollore përmirëson cilësinë e arsimit

Të premten në Komisionin për Arsim të Kuvendit të Kosovës është diskutuar për Projektligjin për tekste shkollore, të cilin është duke e kundërshtuar opozita. Madje,...

Lajmet e Fundit