2.1 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Ngritja e madhe e Akil Gjakovës

Suksesi i së shtunës në Paris i ka sjellë përfitime të shumëfishta xhudistit Akil Gjakova.

Me medaljen e artë në Grand Slam të Parisit, 22-vjeçari pos që ka zënë vend në mesin e xhudistëve elitarë dhe ka fituar respektin e xhudistëve nga mbarë bota, ka bërë ngritje të ndjeshme në ranglistën botërore, shkruan Koha Ditore.

Gjakova aktualisht është i 13-ti në renditjen botërore të kategorisë deri 73 kilogramë. Jo shumë kohë më parë ishte i 42-ti në këtë ranglistë. Por suksesi në dy garat e para të vitit 2018 i ka mundësuar Gjakovës që të bëjë ngritje të madhe.

Ai për suksesin në Paris mori 1.000 pikë në ranglistë dhe së fundi ka përparuar për katër pozita. Grand Slami i Parisit vlerësohet turneu më i fortë në botë i xhudos. Vlerësohet se ka peshë gati sa botërori. Në prani të 15 mijë shikuesve, Akil Gjakova të shtunën shkroi histori, duke u bërë xhudisti i parë kosovar që fiton garë të nivelit më të lartë të xhudos. Është vlerësuar se me triumfin në Paris ka hapur kapitull të ri për xhudon kosovare..

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja mes FBK-së dhe Rahovecit 029

Në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar marrëveshja e organizimit të finales së Kupës mes FBK-së dhe Klubit Rahoveci 029. Rahoveci 029 është...

Dragashi shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me seancë solemne dhe homazhe

Në kuadër të agjendës për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në sallën e Kuvendit të Komunal të Dragashit u mbajt Seancë...

Lajmet e Fundit